KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministri Vitia: Për shëndetin e zyrtarëve policorë do të kujdesemi nga buxheti i shtetit
Lajme

Ministri Vitia: Për shëndetin e zyrtarëve policorë do të kujdesemi nga buxheti i shtetit

Kosova News
Kosova News 14:04 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se për shëndetin e zyrtarëve policorë do të kujdesen nga buxheti i shtetit.

Ai ka thënë se kanë filluar bisedimet se si të bëhet kjo në mënyrën më të mirë.

Ka shtuar se përmes një marrëveshjeje do të garantohet edhe prioritizimi në listat e pritjes.

“E pash të arsyeshme për sqarim dhe informim për shëndetin e zyrtarëve policorë. Për shëndetin e tyre do të kujdesemi ne nga buxheti i shtetit. Veç i kemi filluar bisedimet se si ta bëjmë këtë më së miri. Para një kohe janë krijuar grupe punuese që kontrollet sistematike të kryhen brenda institucioneve shëndetësore. Me këtë marrëveshje do të bëhet prioritizimi në listat e pritjes për të gjithë zyrtarët. Të gjitha sëmundjet që nuk trajtohen brenda institucioneve publike do të vendosen me prioritet në listë për trajtim”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka dhënë përkrahje rezolutës së Partisë Demokratike të Kosovës, me të cilën synonte mbështetjen për Policinë e Kosovës, që në afat prej dy javësh të prezantonte para Kuvendit projektligjin për pensionimin e parakohshëm të Policisë, buxhetin e mjaftueshëm për sigurimin shëndetësore dhe të përmbushet obligimi për shtesat e rrezikshmërisë.

Këtij propozimi të shefit të GP të PDK-së, Abelard Tahiri, nuk iu përgjigj pozitivisht Mimoza Kusari-Lila nga VV-ja. Por u mbështet nga LDK-ja e AAK-ja. Megjithatë, nuk mori votat e mjaftueshme për të ndryshuar rendi i ditës pasi deputetët e pushtetit abstenuan.

“Ne gjithsesi që e vlerësojmë dhe shprehim mbështetjen tonë të parezervë për Policinë e Kosovës. Ajo që ne si GP po kërkojmë është që bashkërisht si grupe të ulemi dhe të kemi një konsultim të detajuar, jo të përplasemi e të debatojmë sa e vlerësojmë Policinë, por të kemi një harmonizim të mirëfilltë të kohës e agjendës legjislative. Për propozime te tilla duhet të ulemi paraprakisht. Unë po kërkoj të diskutojmë për ato propozime që u thanë. Nuk dua të hyjmë në debat që krijon divergjenca e diskurs politik që nuk sjellë rezultat”, ka thënë Kusari-Lila.

“Unë qysh ditën e hënë e kam njoftuar me detaje kryesinë për përmbajtjen e kësaj rezolute. Për ta janë interesuar LDK dhe AAK dhe e kemi diskutuar. Ndërkaq nuk kam pasur as kërkesë as vërejtje nga shefja e deputetëve të VV-së. Besoj ka pasur kohë te mjaftueshme deri sot për këtë. Ne jemi dakord që ta lëmë edhe si pikë të fundit të rendit të ditës për të pasur kohë për diskutim”, ka thënë Tahiri.

“Jeni duke e denigruar Kuvendin. Duhet ta dimë cilat janë funksionet e Kuvendit. Jemi përfaqësues, kemi funksion përgjegjës, kemi funksion ligjvënës vendimmarrës, kemi funksion mbikëqyrës. Është e turpshme që një kryetare e Grupit Parlamentar të dale te thotë se këto janë vetëm fjalë. Ajo që kërkova nga VV-ja është cili është qëndrimi i VV-së ose jo për të hyrë në rend dite sot kjo rezolutë?”, ka thënë Arben Gashi nga LDK-ja.

Ndërkohë, Besnik Tahiri i AAK-së ka thënë se kanë mbledhur nënshkrimet për një seancë tjetër, me të cilën synohet rritja e koeficienteve të pagave nga 105 në 120 euro.

Gjithashtu lexoni:

Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve

Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë

Trump po shqyrton mundësinë që bashkë me Izraelin të sulmojnë centralet bërthamore të Iranit

Kosova News 05/10/2023 05/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

“Kosova më donte sinqerisht, budallallëk që prita kaq gjatë” – Veldin Hoxha flet për vendimin që të përfaqësojë Dardanët
23:52 -17/06/2025
Ziv: Kosovarët që duan të largohen nga Izraeli mund të kalojnë nga Egjipti e Jordania
23:44 -17/06/2025
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
23:31 -17/06/2025
“Depresive” dhe “frustruese” – Ambasadori i Gjermanisë dhe i Francës kërkojnë kompromis për formimin e institucioneve
23:25 -17/06/2025
Elezi: Më 12 tetor nuk do të votohet në ambasada, vetëm me postë
23:15 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?