Në seancë plenare është shqyrtuar propozim amendamenti që ka të bëjë me përfshirjen e Konventës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara në nenin 22 të Kushtetutës.
Por, ka dështuar votimi i përfshirës së kësaj Konvente në Kushtetutë.
Kjo u bë pasi kryekuvendari, Glauk Konjufca ka theksuar se nuk ka kushte për t’u votuar propozimi i amendamentit kushtetues numër 27, duke shtuar se nuk janë të pranishëm deputetët e komuniteteve jo shumicë.

