KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Samiti i liderëve evropianë dhe paralajmërimi i kancelarit gjerman për bisedime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi
Politikë

Samiti i liderëve evropianë dhe paralajmërimi i kancelarit gjerman për bisedime në Spanjë për tensionet Kosovë-Serbi

Kosova News
Kosova News 08:32 -05/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Samiti i liderëve evropianë do të mbahet të enjten në Granada të Spanjës, ndërkaq pjesëmarrës në këtë samit do të jenë edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Mediumi britanik “The Guardian” referuar burimeve shkruan se ka përpjekje për t’i takuar Osmanin dhe Vuçiqin.

“Vuçiq dhe Osmani do të marrin pjesë në samitin e liderëve evropianë në Granadë të Spanjës dhe burimet thonë se ka përpjekje që t’i ulin ata së bashku në një dhomë përkundër armiqësisë politike ndërmjet dy vendeve”, shkruan “The Guardian”.

Preidentja Osmani sot në Spanjë për Komunitetin Politik Evropian

Ndërkaq, kancelari gjerman Olaf Scholz bëri thirrje të mërkurën për një zgjidhje paqësore të situatës në veri të Kosovës.

“Për mua, është shumë e rëndësishme që situata të mos përshkallëzohet më tej kur bëhet fjalë për Serbinë dhe Kosovën. Duam një zgjidhje paqësore dhe për këtë jemi shumë të angazhuar bashkë me Francën dhe Italinë,” tha Scholz në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov.

Ai shtoi se çështja do të diskutohet gjithashtu të enjten dhe të premten kur krerët nga gati 50 vende evropiane të takohen në Granada të Spanjës.

Gjatë ditës, një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane e quajti tërheqjen nga Serbia të trupave nga kufiri me Kosovën një “hap të rëndësishëm,” por i kërkoi Beogradit të bëjë më shumë për të de-përshkallëzuar tensionet me Kosovën, transmeton Anadoly Agency.

Duke folur për mediat në Berlin, Kathrin Deschauer tha se situata në rajon është “mjaft shqetësuese” pas raundit të fundit të dhunës vdekjeprurëse në veri të Kosovës.

“Serbia ka detyrimin të bëjë thirrje pa mëdyshje për një heqje dorë nga dhuna. Në përgjithësi, situata është e tensionuar. Shenjat e para të një reduktimi të trupave serbe janë një hap i rëndësishëm drejt de-përshkallëzimit. Pavarësisht nga kjo, ne duam të theksojmë përsëri se hapa të mëtejshëm duhet të merren tani,” tha ajo.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj katër zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata ishte parashikuar 500 mijë euro por u paguan mbi 5.3 milionë

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?