Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas IHK-së, temperaturat nuk do të pësojnë ndryshime dhe mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.
Minimalet pritet të sillen mes 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.


