KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin
Politikë

Kreu i partisë opozitare në Serbi, Ponosh: Radoiçiq u lirua nga paraburgimi, sepse kishte marrëveshje me pushtetin

Kosova News
Kosova News 17:15 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Qendra e Serbisë (Srce), Zdravko Ponosh, vlerëson se Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, është liruar shpejt nga paraburgimi, edhe pse dyshohet për tregti të paligjshme të armëve dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, pasi ka arritur marrëveshje me autoritetet në Serbi.

“Jam i bindur se marrja e përgjegjësisë së plotë nga Radoiçiq për ngjarjen në Banjskë dhe paraqitja e tij në polici është rezultat i marrëveshjes së arritur mes tij dhe qeverisë së Serbisë. Besoj se lirimi i tij është gjithashtu pjesë e kësaj marrëveshjeje. Nuk është e papritur”, thotë Ponosh për “Danas”.

Ai, tha për “Danas”, se varet nga disa gjëra se si do të zhvillohen gjërat me Radoiçiqin “dhe ku do ta mbajë furçën e dhëmbëve” dhe një pjesë e madhe varet nga ajo se kush do të jetë më i suksesshëm në negociatat me Vuçiqin dhe në presionin ndaj Vuçiq-Radoiçiq apo “lojtarët e jashtëm”.

“Konkretisht, kujt i detyrohet Vuçiq më shumë, kujt i frikësohet më shumë, kujt i ka premtuar më shumë, kush ka një kapacitet më të madh shantazhues ndaj tij? Vuçiq e di se çfarë po bën me Radoiçiqin. Ai e di çfarë di Radoiçiq. Pasigurinë më të madhe e ka me akterët e jashtëm. Ai nuk e di se sa dinë ata. Do të ishte mençuri të nisej nga supozimi se ata dinë shumë. Ai është gjithashtu i shqetësuar se kush do ta mbajë fjalën. Historia e kohëve të fundit është plot me mesazhe shqetësuese”, thotë Ponosh.

Sipas tij, pas gjithë përvojave që kemi kaluar, ne e dimë se si do të përfundojë kjo.

“Ne nuk e dimë saktësisht se sa do të zgjasë dhe çfarë çmimi do të duhet të paguajmë. Serbët në Kosovë tashmë kanë paguar një çmim të madh. Ata janë viktimizuar nga ky regjim. Në të njëjtën mënyrë si u sakrifikuan serbët në Krainë nga i njëjti regjim në mishërimin e tij të mëparshëm. Duke qenë se ne i dimë të gjitha këto, nuk duhet të shikojmë vetëm qiellin dhe të presim përfundimin për të filluar zëvendësimin e tjegullave të çatisë”, thotë Ponosh.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka njoftuar se do të apelojë vendimin e gjykatës për të mos e mbajtur në paraburgim Milan Radoiçiqin, i cili akuzohet për shumë krime në lidhje me konfliktin e sulmin e të 24 shtatorit në Banjskë, në veri të Kosovës.

Gjykata e Lartë në Beograd njoftoi më herët gjatë ditës së sotme se hodhi poshtë propozimin e Prokurorisë së Lartë për ta mbajtur në paraburgim Radoiçiqin duke ia ndaluar të largohet nga Serbia.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?