KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen, janë kusht për integrim në BE
Politikë

Michel: Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidhen, janë kusht për integrim në BE

Kosova News
Kosova News 08:12 -04/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka paralajmëruar se në samitin joformal të BE-së në Grënada të premten, sikur edhe në samitin e Bashkësisë Politike Evropiane një ditë më herët në të njëjtin qytet, zgjerimi i BE-së dhe reforma e unionit do të jenë ndër temat kryesore.

Ai ka shprehur kënaqësi që propozimi i tij që viti 2030 të caktohet si një afat kohor deri kur edhe BE-ja, edhe vendet që synojnë anëtarësimin të bëhen gati për zgjerim.

Presidenti Michel ka thënë në një deklaratë për media në Bruksel, se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, që nis të zbatohet nga 1 janari i vitit të ardhshëm, është një vendim i dukshëm për qytetarët dhe për përkushtimin e BE-së ndaj tyre. Ai ka shtuar se sa u përket vendimeve rreth Kosovës në procesin e zgjerimit “kjo do të varet nga raporti i Komisionit Evropian”

Por në shumë pyetje lidhur me rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Kosovën, Michel u është referuar tensioneve në raportet Kosovë – Serbi. Ai ka paralajmëruar se në margjinat e samitit në Grënada, do të ketë diskutime mes liderëve edhe për situatën aktuale.

“Dhuna nuk është e pranueshme. Është me rëndësi që liderët në vendet e Ballkanit Perëndimor të kuptojnë se për integrim në Bashkimin Evropian, krahas reformave që kërkohen, kusht është edhe zgjidhja e mospajtimeve bilaterale. Mospajtimet mes Kosovës dhe Serbisë, po ashtu, duhet të zgjidhen si kusht për integrim në BE”, ka thënë Michel.

I pyetur se si mund të flitet në një anë për zgjerimin e BE-së e në anën tjetër rajoni duket të jetë më afër luftës sesa integrimit në BE, Michel ka thënë se BE-ja me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët, njëzëshëm po angazhohen që dhuna të mos tolerohet”.

“Duhet t’i bindim liderët në rajon se dhuna nuk tolerohet dhe se diplomacia e dialogu janë rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve. Kur ka tensione kjo ndikon keq edhe në investime në rajon dhe kjo shkon në dëm të vendeve të rajonit”, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian.

Michel në këtë intervistë ka thënë se ai i mbetet besnik idesë së tij që viti 2030 të jetë afat kur edhe BE-ja, edhe vendet kandidate të jenë gati për zgjerim.

“Ky afat është ambicioz por edhe real”, ka thënë Michel, duke shtuar se i vjen mirë që prej kur e ka përmendur këtë afat, ai është bërë një kornizë rreth së cilës tash zhvillohet i tërë debati për zgjerimin e BE-së në të ardhmen.

Presidenti i Këshillit Evropian ka thënë se në samitin e Grënadës tema e zgjerimit do të diskutohet në mënyrë joformale, por vendime konkrete për këtë proces priten në samitin formal në Bruksel në muajin dhjetor, kur do të zhvillohet edhe samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ai ka përmendur vendimet e mundshme për Ukrainën dhe Moldavinë, me të cilat mund të vendoset të nisen negociatat e anëtarësimit. Ka përmendur edhe Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinën e Gjeorgjinë, por jo edhe Kosovën.

Në pyetje se a pritet ndonjë hap rreth Kosovës, e cila në dhjetor të vitit të shkuar ka aplikuar për anëtarësim në BE e asnjë hap nga Këshilli nuk ka pasuar, Michel ka thënë se edhe kjo “do të varet nga raporti i Komisionit Evropian”.

Presidenti i Këshillit Evropian ka mbështetur edhe propozimet që vendet e përfshira në procesin e zgjerimit gradualisht të integrohen në disa politika të BE-së dhe në struktura të unionit edhe pa pasur nevojë të presin anëtarësimin e plotë formal. Ka thënë se i vjen mirë që edhe për këtë ide ka gjithnjë e më shumë përkrahje nga liderët e BE-së.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?