KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti uron kancelarin Scholz në 33-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Është shteti evropian që ka investuar më së shumti në Kosovë
Politikë

Kurti uron kancelarin Scholz në 33-vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë: Është shteti evropian që ka investuar më së shumti në Kosovë

Kosova News
Kosova News 16:12 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar kancelarin Olaf Scholz dhe popullin gjerman e kosovarë që jetojnë në e Gjermani me rastin e 3 tetorit Ditës Kombëtare të Gjermanisë, përkatësisht 33 -vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë.

Kurti me këtë rast thotë se Gjermania që jetoi e ndarë për 40 vjet, është djep i qytetërimit dhe boshti i ruajtjes së një Evrope të bashkuar brenda dhe jashtë BE-së.

Kryeministri Kurti thotë se Gjermania ka qenë një nga vendet më mbështetëse ndaj Kosovës që nga vitet ’90-të, ndërsa nga viti 2008, është shteti evropian që ka investuar më së shumti në Kosovën e pavarur.

Kjo është deklarata e plotë e kryeministrit Kurti në Ditën Kombëtare të Gjermanisë


Duke e kujtuar dhe uruar bashkimin e Gjermanisë!

3 tetori është Dita Kombëtare e Gjermanisë, përkatësisht Dita e Bashkimit të Gjermanisë, i realizuar 33 vite më parë, kur më 3 tetor të vitit 1990, dy republikat gjermane u bënë bashkë. Gjermania ishte ndarë në fund të Luftës së Dytë Botërore në katër zona nga Aleatët, prej nga derivuan dy republika gjermane: Republika Demokratike Gjermane e formuar në lindje më 7 tetor 1949 dhe Republika Federale e Gjermanisë e formuar në perëndim më 23 maj 1949. Për dyzet vite, populli gjerman jetoi i ndarë në këto dy shtete me ideologji të kundërta, në sfond të bipolarizimit të botës në periudhën e gjatë të Luftës së Ftohtë.    

Njëmbëdhjetë muaj para bashkimit, më 9 nëntor 1989, gjermanët e kishin shembur Murin e Berlinit, që për 28 vite rresht kishte qenë simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i botës në dy kampe politike. Më 28 nëntor 1989, Kancelari Helmut Kohl e kishte prezantuar para Bundestagut në Bon, planin e tij 10-pikësh për bashkimin e Gjermanisë, i hartuar në fshehtësi brenda dhjetë ditësh. Ky plan u realizua gjatë dhjetë muajve pasues dhe kulmoi më 3 tetor 1990, kur Republika Demokratike Gjermane iu bashkua Republikës Federale të Gjermanisë.

Atë natë, Presidenti i Gjermanisë, Richard von Weizsäcker kishte deklaruar: “Përmes një vetëvendosje të lirë, e kemi kompletuar bashkimin dhe lirinë e Gjermanisë. Ne duam t’i shërbejmë paqes botërore në një Evropë të bashkuar”.

Dhe kështu rezultoi vërtetë, pasi që nga atëherë, Gjermania ka qenë boshti i ruajtjes së një Evrope të bashkuar brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. Gjermania e bashkuar është kthyer në garancën kryesore të paqes botërore mes vendeve evropiane, si atëherë kur i është bashkuar ndërhyrjes së NATO-s gjatë luftës në Kosovë më 1999, deri sot kur po i kontribuon rezistencës në Ukrainë.

Gjermania ka qenë një nga vendet më mbështetëse ndaj Kosovës në vitet ’90-të, teksa në një kohë kur regjimi serb e mohonte fare Universitetin e Prishtinës, universitetet gjermane lidhnin marrëveshje me UP-në.Gjermania është shteti evropian që ka investuar më së shumti në Kosovë pas luftës dhe një nga shtetet e para që e ka njohur shtetin e Kosovës, që më 20 shkurt 2008. Gjermania e ka mbështetur në vazhdimësi Kosovën në shumë fusha si dhe në rrugëtimet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Ushtarët gjermanë që janë pjesëtarë të KFOR-it në Kosovë, kontribuojnë çdo ditë në ruajtjen e paqes në vendin tonë. Gjermania është vendi me diasporën më të madhe shqiptare nga Kosova. Gjermania është vendi i kthyer në shtëpi të sigurt për afër gjysmë milioni bashkatdhetarë të cilët në tre dekadat e fundit, kanë luajtur një rol kyç në jetën dhe zhvillimet sociale dhe politike në Kosovë. Republika Federale e Gjermanisë është adresa kyçe e Republikës së Kosovës në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Andaj sot, në 33 vjetorin e Bashkimit të Gjermanisë, dua ta uroj për Ditën Kombëtare Kancelarin Olaf Scholz, popullin gjerman, shqiptarët që jetojnë në Gjermani dhe të gjithë ata që besojnë te e drejta demokratike për vetëvendosje dhe te një Evropë e bashkuar!

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?