KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Agim Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore
Politikë

Agim Çeku kërkon ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore

Kosova News
Kosova News 15:38 -03/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- kryeministri i Kosovës Agim Çeku kërkoi ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore, pas sulmit terrorist në veri të vendit më 24 shtator që shumë dëshmi tregojnë se është financuar e organizuar nga Serbia.

Ai bëri këtë kërkesë gjatë diskutimeve të një tryeze që ka organizuar subjekti politik AAK lidhur me situatën në veri të vendit.

“Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur, sot kur po flasim këtu, mendoj se situata e sigurisë sot në Kosovë është stabile, por na është ofruar edhe një mundësi shumë e madhe që këtë stabilitet ta fuqizojmë, avancojmë dhe ta bëjmë sa më të qëndrueshëm. Sepse në qoftë se dimë t’i nxjerrim mësimet nga ajo ditë, është më së e qartë që Serbia është etiketuesi sponsor dhe tani është në një pozicion shumë më të dobët se sa ka qenë para të dielës.

Pas raundit të fundit të bisedimeve Serbia ka qenë një pozitë më 14 shtator, në një pozicion më të favorshëm, ka qenë një mbështetje më e madhe për qëndrimin e tyre në procesin e dialogut, sesa për Kosovën, por tani ajo është në fazën e shfajësimit nga ky veprim destabliziues dhe veprim terrorist. Ka humbur eksponentë ekstremistë, autoritetin e tyre, fuqia e tyre, duke filluar nga vet presidenti i Serbisë. Në anën tjetër ne kemi dalë faqebardhë, fitues. Reagimi ka qenë i suksesshëm. Fatkeqësisht e kemi paguar një çmim të lartë me humbjen e një polici. Por, ajo që është pozitive është se Policia jonë pati një veprim real, ku u përcoll edhe me taktikë dhe veprime reale, u sprovua dhe këtë kontekst e dha me sukses. U pa që Kosova ka kapacitete, potencial për të mbrojtur veten e sovranitetin”, tha Çeku.

Çeku që për një kohë ishte edhe komandat i përgjithshëm i FSK-së, mes tjerash ka kërkuar edhe ngritjen e kapaciteteve ushtarake e policore.

Sipas tij, Kosova duhet të fokusohet në politikën e jashtme, sipas tij, duhet të jetë më bindëse në këtë drejtim.

“Mendoj se është krijuar një momentum i ri, i favorshëm që të rishikohen nga niveli taktik i njësisë speciale, deri tek niveli strategjik në nivel shteti dhe në bashkëpunim me partnerët tanë se si ta përmirësojmë, avancojmë sistemin e sigurisë tonë. Siguria mbështetet në pesë shtylla. E para dhe më e rëndësishmja është politika e jashtme, duhet të jetë super aktive dhe bindëse, sepse është ajo që krijon partneritete dhe miqësi të reja. Kështu, apeloj se politika e jashtëm të jetë shumë bindëse në këtë drejtim dhe të kryej detyrat e veta. Tjetër është, ndërtimi i kapaciteteve dhe koncepteve të mbrojtjes, është ushtria e vendit. E treta është Policia, inteligjenca që është kryqe në paralajmërimin e hershem, dhe e fundit është plani kombëtar i reagimit, me çfarëdo lloj emergjence e krizë”, vijoi Çeku.

AAK insiston në hetim ndërkombëtar për sulmin në veri

Gjithashtu lexoni:

Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosova News 03/10/2023 03/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?