KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nxënësit mësojnë me zhurmën e punimeve që po bëhen në shkolla
Arsim

Nxënësit mësojnë me zhurmën e punimeve që po bëhen në shkolla

KosovaNewss
KosovaNewss 21:20 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Është bërë një muaj që nga fillimi i vitit të ri shkollor e disa objekte të institucioneve arsimore në Prishtinë ende janë duke mbajtur mësimin nën zhurmën e punimeve që janë duke u zhvilluar. Disa procesin mësimor tash e një muaj janë duke e zhvilluar nga 30 minuta. Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka thënë se ka zgjatje të punimeve për shkak të rinovimeve të thella që janë duke u bërë në objekte

Me nga 30 minuta që nga shtatori janë duke mbajtur procesin mësimor nxënësit në shkollën fillore “Gjergj Fishta” në kryeqytet, për shkak të punimeve që janë duke u zhvilluar në këtë objekt.

Kjo situatë do të vazhdojë edhe për një kohë, pasi Komuna e Prishtinës ka shkëputur këtë javë kontratën me operatorin ekonomik.

Sipas komunës, operatori nuk u është përmbajtur kushteve të punës, duke punuar me material jo të duhur në veshjen e mureve.

E me zhurmën e punimeve janë duke mbajtur procesin mësimor edhe nxënësit në shkollat “Naim Frashëri”, “Meto Bajraktari”, “Dardania” e “Gjin Gazulli”.

Gjimnazistët e shkollës “Hoxhë Kadri Prishtina”, të cilët tash e një muaj janë në objekt tjetër, sipas drejtoreshës Teutë Govori, nga java e ardhshme do të kthehen në ambientet e shkollës së tyre.

“Besoj që nga java e ardhshme do të shkojmë në objektin e ri. Ne e kemi praktikën profesionale që e zhvillojmë në shkollën tonë. Kemi edhe marrëveshje me firma profesionale. Pak na ka shkaktuar një vështirësi në bazën e praktikave në shkollë në objektin tonë, mirëpo këtë po mundohemi me realizuar nëpër klasa të objektit të shkollës Ahmet Gashi”, ka thënë Govori.

Përderisa rinovimet për nxënësit e “Hoxhë Kadri Prishtina” pritet të përfundojnë, në objektin e gjimnazit “Ahmet Gashi” pritet t’ia nisin gjatë javës së ardhshme.

“Është pak keq të themi të drejtën, se është vështirë mësimi pasdite pasi nuk është njëjtë si mësimi paradite, mirëpo kjo ka qenë e vetmja zgjidhje dhe nuk kemi pasur asnjë mundësi tjetër…Është e planifikuar që të vazhdojmë në këtë objekt deri në shtator të vitit 2024 kur ne do të kthehemi në objektin tonë, sigurisht që do të jetë një objekt e një investim i jashtëzakonshëm i madh”, ka thënë drejtori i SHML “Ahmet Gashi”, Haxhi Metaj.

Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, Besianë Musmurati, ka arsyetuar rinovimet edhe një muaj pas nisjes së procesit mësimor, me, siç ka thënë, “punime të thella në objekte”.

“Nevoja për rinovime të thella strukturore ekziston në çdo shkollë të Prishtinë, prandaj po mundohemi që me një fluks sa më ta madh të bëjë renovime të tilla sepse me të vërtet në qoftë se shkoni vizitoni shkollat, gjendja nuk është e mirë. Ka mure të tëra që janë të mykura, ka shumë tualetet të cilat janë jashtë funksionit, ka të cilat e rrezikojnë shëndetin e fëmijëve”, ka deklaruar Musmurati.

Sipas Drejtorisë së Arsimit në Prishtinë, janë rinovuar gjithsej 15 shkolla, pasi, siç ka thënë, gjendja në to ka qenë shumë e rëndë./koha.net

Gjithashtu lexoni:

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Kurti: Mandati i ardhshëm do të jetë i transformimit dhe ristrukturimit të arsimit të lartë

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Bie numri i nxënësve dhe studentëve në Kosovë

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

KosovaNewss 01/10/2023 01/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?