KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » U mbyt për të shpëtuar vëllain e shokun e tij që po mbyteshin, firmoset vendimi: Kashiku, “Dëshmor i Kombit”
Rajon

U mbyt për të shpëtuar vëllain e shokun e tij që po mbyteshin, firmoset vendimi: Kashiku, “Dëshmor i Kombit”

Kosova News
Kosova News 22:43 -15/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e djeshme ku Anri Kashiku, 18-vjeçar humbi jetën ndërsa përpiqej të shpëtonte të vëllanë dhe një shokun e tij që ishin marrë nga dallgët në Durrës. Kashiku është shpallur “Dëshmor i Atdheut.”

Lajmin familjarëve ua dha kryeministri pasditen e së premtes ndërsa ata kishin hapur dyert e mortit.

Ndërkohë, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë të ditur se e ka firmosur sot vendimin e Komisionit Qendror të Statusit “Dëshmori i Atdheut” për t’i dhënë statusin “Dëshmor i Atdheut” , Kashikut.

Peleshi ka publikuar edhe një foto të Certifikatës në llogarinë e tij në Facebook.

“Akti heroik i Anrit që sakrifikoi jetën e tij për të mbrojtur jetët e të tjerëve e përjetëson atë në memorien tonë si simbol i vetëmohimit.I shpreh ngushëllime familjes së heroit tonë për ndarjen e parakohshme nga jeta,” shkruan ndër të tjera në postim ministri.

Familjarët hapën sot dyert e mortit për 18-vjeçarin Anri Kashiku që dje u mbyt në det teksa po përpiqej që të nxirrte nga ujërat e Adriatikut vëllain e tij 15-vjeçar dhe një shokun e tij. Kashiku nuk mundi të dalë nga ujërat e detit pavarësisht se dy të tjerët i nxori në breg.

Ai u gjet disa metra në thellësi pak orë më pas, por tashmë ishte tepër vonë pasi kishte ndërruar jetë.

Gjithashtu lexoni:

U arrestuan në Dubai, sot pritet ekstradimi i tre shqiptarëve të shumëkërkuar

Fetai: Autostrada për Kosovë do të bëhet brenda këtij mandati

Lefkov: Do të financohet memorial për viktimat nga zjarri në Koçan

Kërcënon Vuçiq: Gjërat po ndryshojnë nëpër botë, Serbia do të fitojë ndaj Kosovës

Gati marrëveshja e Shqipërisë me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Kosova News 15/07/2022 15/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?