Sot janë bërë një javë nga sulmi terrorist që ndodhi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, ku për pasojë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagos zyrtari tjetër policor, Alban Rashiti.
Të dielën e 24 shtatorit gjithashtu të vrarë mbeten edhe tre nga sulmuesit.
Lidhur me zhvillimet që ndodhën atje, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla së bashku me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha po mbajnë sot një konferencë për media.
Ministri Sveçla tha se të gjeturat tregojnë për organizimin dhe lidhjen direkte të shtetit kriminal të Serbisë në organizimin e sulmit terrorist.
Ai tha se krerët e shtetit serb janë direkt të inkriminuar në këtë rast.
Konferenca po vazhdon…