KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani flet për “La Republica”: Vuçiqi po e mendon aneksimin e Kosovës me armë ruse, sipas modelit të Krimesë
Politikë

Presidentja Osmani flet për “La Republica”: Vuçiqi po e mendon aneksimin e Kosovës me armë ruse, sipas modelit të Krimesë

Kosova News
Kosova News 14:51 -01/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me pozicionimin e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën.

Në një intervistë për “La Republica”, Osmani ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po e mendon aneksimin e Kosovës me armë ruse, sipas modelit të Krimesë.

Ajo tutje ka shtuar se “Serbia duhet ta dijë se do të përballet me një popull të gatshëm për të mbrojtur lirinë me çdo kusht dhe për këtë, NATO është me ne”.

Osmani ka thënë se Serbia ka kryer akt agresioni më 24 shtator në Kosovë, përkatësisht në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrim Bunjaku dhe tre të tjerë u plagosën, njëri prej tyre me armë zjarri.

Sipas saj, Serbia po tenton të kryejë edhe një tjetër akt, duke vendosur forcat e armatosura ushtarake pranë kufirit me Kosovën.

“Ka prova të pakundërshtueshme. Serbia ka kryer një akt agresioni më 24 shtator dhe po përgatitet të kryejë një akt tjetër duke pozicionuar forcat e armatosura dhe artilerinë ushtarake në kufirin me Kosovën. Është diçka ndryshe nga ajo që kemi parë në 25 vjetet e fundit, e paprecedentë”, ka thënë ajo.

Të premten, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u shprehën se janë duke përcjellë me vëmendje “lëvizjen e paprecedentë të artilerisë, tankeve e njësive të tjera ushtarake serbe” përgjatë kufirit me Kosovën duke e cilësuar lëvizjen si “shumë destabilizuese”.

Qeveria, nëpërmjet një deklarate të shtunën, ka bërë të ditur se njësitet e Brigadës së dytë të ushtrisë së Serbisë kanë lëvizur nga drejtimi i Rashkës në drejtim të kufirit verior të Kosovës, njësitë e Brigadës së Tretë nga Regjioni i Nishit në drejtim të kufirit veri-lindor, dhe njësitë e Brigadës së katërt nga Regjioni i Vranjës në drejtim të kufirit lindor të Kosovës. Kryeministri Kurti theksoi nevojën që të mbrohet kufiri, e presidentja Osmani tha se Kosova është e përkushtuar për paqe dhe siguri

Në një deklaratë për “Financial Times” të shtunën, Vuçiqi ka thënë se Serbia do ta ulë numrin e forcave në atë pjesë “sepse përshkallëzimi i konfliktit do të ishte kundërproduktiv për aspiratat evropiane të Beogradit”.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

Shtrenjtohen sërish nafta e benzina – këto janë çmimet e derivateve në Kosovë

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?