KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës
Siguri

Milan Radoiçiq shfaqet për herë të parë në publik pas sulmit terrorist në veri të Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:46 -30/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pasi pranoi se organizoi sulmin terroristë në Banjskë të Kosovës, Milan Radoiçiq është shfaqur për herë të parë në publik.

Ai i është përgjigjur ftesës së autoriteteve shtetërore të Republikës së Serbisë dhe sot në orën 10:00, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Ai raportohet se ka dhënë deklaratë në cilësinë e qytetarit për rrethanat e sulmit të armatosur në Banjskës, herët në mëngjesin e së dielës, 24 shtator 2023.

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka raportuar se do të ndërmarrë masat dhe veprimet e mëtejshme procedurale brenda juridiksionit të saj, shkruan novosti.

Të premten, Milan Radoiçiq e ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se i ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite.

Ai e ka bërë këtë deklaratë përmes një letre të lexuar nga avokati i tij Goran Petronijeviq për publikun nga Beogradi.

“Po i njoftoj të gjithë persekutorët vigjilentë të popullit serb, prej Kurtit e te ndihmësit e tij të shumtë të huaj, se unë personalisht i kam bërë të gjitha përgatitjet logjistike për mbrojtjen e popullit tonë kundër pushtuesit dhe ky akt i imi nuk ka asnjë karakter apo qëllim tjetër, dhe nuk ka të bëjë fare me të kaluarën time”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në letër.

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua me armë zjarri më 24 shtator, nga një grup terroristësh serbë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Ndërkaq nga gjuajtjet me armë zjarri, Policia vrau tre pjesëtarë të grupit terrorist.

Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës është dënuar fuqishëm nga SHBA, BE dhe vendet e rajonit, ndërsa autoritetet në Kosovë janë zotuar se përgjegjësit e sulmeve terroriste do të dalin para drejtësisë.

Dy prej anëtarëve të grupit terroristë janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe janë në masën e paraburgimit prej një muajsh.

Sveçla: Do të kërkojmë ekstradimin e Radoiçiqit dhe të gjithë të përfshirëve në planifikimin dhe realizimin e aksionit terrorist
Krimineli Radoiçiq përmes një letre që lexoi avokati pranon pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë
Ministri Sveçla publikon pamje nga bastisja e vilës së Radoiçiqit, e krahason atë me Pablo Escobarin (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Mbi 17 kilogramë marihuanë kapen në Kaçanik, arrestohen dy persona

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Ozdrim të Pejës – përfundojnë në spital

Kosova News 30/09/2023 30/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?