Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, përmes një statusi në Facebook, ka një kërkesë për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ajo ka kërkuar nga ana e tyre që të mos lejojnë futjen e deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës.
“Nëse jo KQZ-ja e Kushtetusja, duhet te mobilizohem ne, deputetët e Kuvendit të Kosovës, pa dallim partie, pozitë e opozitë dhe mos ti lejojmë deputetët e Listës Serbe me u fute në Kuvend. Çka është mjaft është mjaft!”, ka shkruar Musliu.

