KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SKANDALOZE: “ArtMotion” transmetoi kanalet e Serbisë që në ekrane shfaqën ditën e zisë për të nderuar terroristët që vranë policin Afrim Bunjaku
Lajme

SKANDALOZE: “ArtMotion” transmetoi kanalet e Serbisë që në ekrane shfaqën ditën e zisë për të nderuar terroristët që vranë policin Afrim Bunjaku

Kosova News
Kosova News 15:09 -29/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Skandalet me kompanitë e lidhura me vëllezërit Devolli nuk kanë të ndalur.

Në kohën kur shteti jonë po përballet me situatë të rëndë nga zhvillimet e fundit në veri pas sulmit terrorist që kreu një grup i uniformuar me mbështetjen e Serbisë, është kompania ArtMotion që sjell në ekranet televizive kanalet e Serbisë që paraqesin përmbajtje kundër Republikës së Kosovës.

Kompania ArtMotion, e cila ka gllabëruar rrjetin kabllor të internetit dhe të përmbajtjeve televizive, në veçanti ato sportive në Kosovë, vazhdon të transmetojë edhe këto ditë kanalet serbe, duke i futur kështu nëpër shtëpitë e qytetarëve kosovarë, ato që shfaqën e nderuan si shteti i tyre terroristët serbë që vranë policin Afrim Bunjaku dhe plagosën disa të tjerë.

Zhvillohej ndeshja Cagliari – Ac Milan dhe në kanalin serb Arena2Premium që transmetohet në ArtMotion, shfaqej “Dan Zalosti – Dita e Zisë” e Serbisë për terroristët.

Kjo edhe ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale të qytetarëve, nga të cilët është bërë thirrje që të bojkotohet kjo kompani, sikurse edhe Klan Kosova dhe të tjera që me dokumente prezantohen me pronar nga Serbia.

ShBA dhe BE kritikojnë Serbinë për shpalljen e ditës së zisë për terroristët

Më 27 shtator në Serbi u shpall ditë zie për tre terroristët serbë të vrarë në Banjskë nga njësitet e Policisë së Kosovës, që reaguan pas sulmit që kryen serbët e uniformuar.

Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, tha më 27 shtator se ai kurrë nuk mund t’i cilësojë si “terroristë” pjesëtarët e grupit të armatosur që sulmuan Policinë e Kosovës.

Ky vendim i Serbisë u kritikua edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Bashkimi Evropian (BE).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matheë Miller tha se ShBA-ja kundërshton përpjekjet e Serbisë që të barazohet vrasja e rreshterit të Kosovës, Afrim Bunjaku, me sulmuesit që ishin të përfshirë në vrasjen e tij.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, deklaroi se “nuk mund të barazohen viktimat e terrorizmit me terroristët”.

Republika e Kosovës e ka bërë përgjegjëse Serbinë për sulmin terrorist. Dhe pas shpartallimit të grupit, duke vrarë tre prej tyre, arrestimit të 8 personave dhe ikjes në Serbi të pjesës tjetër, ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare marrjen e masave ndaj Serbisë.

ArtMotion “Peç Serbia” si investim i huaj nga Serbia – kundër pozicionit të Kosovës, ShBA-së e BE-së

Fajësimi që Kosova ia bëri Serbisë, por edhe kritikat që erdhën nga ShBA e BE për shtetin serb, sidomos për ditën e zisë, nuk ka ndikuar te kompania ArtMotion, e cila vazhdon të transmetoj kanalet serbe si ArenaPremium, e që aty edhe gjatë ndeshjeve të futbollit shfaqej në ekran “Dan Zalosti – Dita e zisë” e Serbisë.

Për këtë biznes dhe disa të tjerë, kohë më parë Ministria e Industrisë së Kosovës mori vendim për pezullimin e licencave, pasi ato në dokumentet e paraqitura në ARBK, e kanë shkruar Kosovën si pjesë të Serbisë.

Për këtë ka raportuar ekskluzivisht edhe KosovaNews.

Art Motion Sh.P.K, kompani që  mendohej të jetë në pronësi të vëllezërve Devolli, pas hulumtimit të KosovaNews, e vërteta në bazë të fakteve dhe dokumenteve del të jetë krejt ndryshe, në fakt është SHOKUESE.

Kosovanews ka zbuluar se kjo kompani është e regjistruar në Maqedoninë Veriore. Në bazë të fletëregjistrimit që e kemi nxjerrë nga Regjistri Qendror i Bizneseve në Maqedoninë e Veriut, kompania “am invest group holding” dooel është e regjistruar si kompani hollding, me pronar me pasaportë të Serbisë dhe ku paraqitet si investim i huaj nga SERBIA! Po, po, nga Serbia dhe si pronar i vetëm figuron te jetë z. Valon Shala, me adresë të vendbanimit: “Ul. Leke Dukadjini br 33-1 Peç, Država: Srbija”, pra e përkthyer në shqip: “Rruga: Lekë Dukagjini nr.33-1, Shteti: Serbia”.

EKSKLUZIVE(2): Ku janë Devollët?! Edhe pronësia e “Art Motion” është e regjistruar në Maqedoni me dokumente “Peç Serbia” si investim i huaj nga Serbia…!

Art Motion i Kosovës apo…? 

KosovaNews ka hulumtuar më në detaje përmbajtjen e programacionit të operatorit kabllor ArtMotion dhe ajo që e kemi vërejtur është se një pjesë e përmbajtjeve sportive në programacionin e tyre sportiv emitohet vetëm në gjuhën serbe.

Pse?

Kjo përmbajtje sportive, përkatësisht e drejta për ritransmetim, gjykuar sipas logos që del gjatë ndeshjeve dhe reklamave që shfaqen në pauza, tregon se kjo përmbajtje televizive blihet nga ArenaSport DOO. 

ArenaSport është një kompani serbe, 100% në pronësi të ndërmarrjes shtetërore – Telekom Serbia AD. 

Kanalet e ArenaSport, bashkë me disa kanale televizive të tjera serbe, si: RTS, TV Pink, Happy TV, etj. emitohen, përveç nga vetë ArtMotion, edhe nga operatorët e tjerë kabllorë në Kosovë.

A mund të jetë kjo “arsyeja”- pra, mundësia për blerje te subvencionuar të kontentit televiziv nga ArenaSport e Telekom Serbia që pronarja e ArtMotion, të jetë e regjistruar në Maqedoni të Veriut, si investim i huaj nga Serbia dhe me adresa të llojit “Peç, Srbija”? 

Pra, Arena Sport, e cila është pjesë e Telekom Serbia, ia jep të drejtat e transmetimit të ndeshjeve sportive, por edhe të programacioneve e tjera kompanisë ‘serbe’ në Maqedoni, duke e llogaritur si operator lokal të Serbisë, kjo pasi që pronarja e ArtMotion në Maqedoni është e regjistruar si investim i huaj nga Serbia dhe me dokumente të Serbisë. 

Në këto përmbajtje televizive, në veçanti në RTS, Pink, HappyTV, etj. vazhdimisht propagandohet kundër Kosovës.Vitin e kaluar, me kërkesë të autoriteteve kosovare, këta operatorë i kanë hequr kanalet ruse, si Sputnik, Russia Today etj.

Gjithashtu lexoni:

Sot shënohet festa e Vidovdanit, policia me apel: Shmangni provokimet

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News 29/09/2023 29/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sot shënohet festa e Vidovdanit, policia me apel: Shmangni provokimet
10:05 -28/06/2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
09:43 -28/06/2025
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta
09:04 -28/06/2025
Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës
08:45 -28/06/2025
Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit
08:31 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?