KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Statovci i reagon Ramës: Po gabon rëndë dhe po e dëmton Kosovën – po e ndihmon Serbinë si sponsor të terrorizmit
Politikë

Statovci i reagon Ramës: Po gabon rëndë dhe po e dëmton Kosovën – po e ndihmon Serbinë si sponsor të terrorizmit

Kosova News
Kosova News 20:27 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar sot se KFOR duhet ta marrë në kontroll Veriun e Kosovës.

Ai u shpreh se këtë e ka propozuar dhe më herët në samitin e NATO-s, duke shtuar se vonesa e këtij hapi mund të sjellë viktima të një konflikti të hapur.

“Nga ana tjetër, dua ta theksoj që gjërat mund të shkojnë lart dhe shpejt, shumë më shpejt se sa mund të ndodhi në një ditë si kjo, ku vetëm niveli i përfaqësimit në dialog duhet ngritur lart dhe shpejt. Duhet pasur parasysh që kjo të bëhet, vonesa e këtij hapi mund të sjellë dhe një stokë viktimash të një konflikti të hapur. Pikërisht, për të parandaluar viktimat, KFOR duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Është një propozim që e kam bërë më parë dhe në samitin e NATO, e kam shpjeguar gjerë e gjatë pse“, deklaroi kryeministri Rama.

Lidhur me këtë deklaratë të tij, për Gazeta Blic, deputetja e Guxo, Jeta Statovci, thotë se në këtë mënyrë Rama po gabon rëndë dhe po e dëmton Kosovën.

“Në rastin më të mirë, pra edhe nëse kryeministri i Shqipërisë, ka llogaritur se kështu i kontribuon paqes, ka gabuar rëndë dhe e ka dëmtuar e po e dëmton Kosovën”, thotë ajo.

Statovci thekson se Rama po i vihet në ndihmë Serbisë si shtet sponsor i terrorizmit, ku sulmi terrorist në veri duhet të ndëshkohet.

“Nëse qartazi, edhe për skeptikët e Kosovës në BE, sulmi i Serbisë i përgatitur prej muajsh është sulm terrorist dhe se për sulm terrorist një shtet ndëshkohet edhe sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, atëherë, kursimi që dikush ia bën një lidershipi të tillë, në këtë rast Edi Rama, i vihet në ndihmë shtetit sponsor të terrorizmit”, vlerëson deputetja për Gazeta Blic.

Tutje, ajo shton se Kosova nuk i ka borxh Shqipërisë një sjellje kaq flagrante diplomatike dhe se ai duhet ta kuptojë se çështja ka arritur në kufijtë e një krize serioze të sigurisë në kufi të Kosovës dhe se moskoordinimi i politikave personale në Prishtinë, s’mund të kthehet në arsye për ta dëmtuar Kosovën.

“Sigurisht se Kosova nuk i ka borxh Shqipërisë një sjellje kaq flagrante diplomatike. Edi Rama duhet të kuptojë se kjo çështje ka arritur në kufijtë e një krize serioze të sigurisë në kufi të Republikës së Kosovës dhe se mosdakordimi i interesave e partneriteteve politike personale në Prishtinë, nuk mund të kthehet në një arsye për të dëmtuar Kosovën në arenën rajonale dhe ndërkombëtare”, deklaron deputetja Jeta Statovci.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?