KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arifi: Në Luginën e Preshevës mund të ketë hakmarrje pas asaj që ndodhi në Banjskë
Politikë

Arifi: Në Luginën e Preshevës mund të ketë hakmarrje pas asaj që ndodhi në Banjskë

Kosova News
Kosova News 19:05 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me situatën në Luginën e Preshevës pas sulmit terrorist në veri të Kosovës, ku humbi jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ai ka theksuar se qytetarët dhe ai vetë janë nën stres dhe shqetësim për shkak të kësaj ngjarjeje dhe situatës së përgjithshme të pasigurisë në rajon.

“Edhe tek në mundet të zhvillohet një situatë e tillë, ku ne nuk kemi as Policinë tonë, ku ne nuk kemi as kompetenca në siguri, ku hynë e del gjithkush si të dojë në Luginë të Preshevës. Dhe ku mundet të bëhet edhe një hapësirë e eskalimit të situatës, sepse nga ajo çfarë ndodhi në veri të Kosovës, tregon që dikush është i interesuar tejet mase për ta eskaluar situatën në rajon”, ka deklaruar ai në RTVD.

Arifi ka shprehur shqetësimin e tij për mundësinë e hakmarrjes në Luginën e Preshevës pas sulmit kriminal në veri dhe ka ftuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) për ndihmë në monitorimin e situatës.

“Në zyrën time këtu e ftova OSBE-në për ta ia shprehur frikën tonë që mund të ketë një hakmarrje nga ajo çka ndodhi në veri të Kosovës, mund të ndodhë edhe në Luginë të Preshevës. Frika ekziston edhe nuk mundemi ta heqim. Por ne nuk po nxisim, unë vetëm jam duke njoftuar edhe do të vazhdoj të i njoftoj duke marrë edhe shkresa zyrtare, që jemi të frikësuar, dhe të jenë më vigjilent dhe më monitorues në Luginë sepse nuk kemi kontroll dhe këtu mund të ndodh gjithçka. Ne jemi në brisk të Serbisë, mund të ndodh gjithçka. Po apeloj tek të gjithë që kanë mundësi dhe kanë mundësinë mos të na lënë vet në këto momente”, ka deklaruar Arifi.

Ai ka bërë thirrje për ndihmë dhe mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për të parandaluar eskalimin e situatës në rajon.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?