Ministria për Komunitete dhe Kthim i ka bërë thirrje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ta ndalojë shënjestrimin ndaj ministrit Nenad Rashiq. Ky dikaster publikoi në facebook shumë kërcënime nga qytetarët serbë të cilët e quajnë Rashiqin “tradhtar” e madje edhe e kërcënojnë, pasi ai ka kundërshtuar sulmin terrorist në Banjskë dhe kishte dhënë kritika ndaj presidentit serb.
“Ministra për Komunitete dhe Kthim njofton publikun, se pas paraqitjes së mbrëmshme të presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shënjestrimit të tij ndaj ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq dhe zëvendësministrit Radoica Radomiroviq, kanë marrë kërcënimet më monstruoze nga shumë qytetarë:, njofton kjo ministri.
Me këtë rast i MKK i bëri thirrje presidenti Vuçiqit, që të ndalojë shënjestrimin ndaj ministrit Rashiq, dhe të tërheq objektivin e tij “për të mos të përsëritë historinë e fundit”.
Kujtojmë se pas sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, Rashiq ka akuzuar presidentin serb për manipulim të masës.
“…U konfirmua edhe një herë që presidenti Vuçiq nuk mund të shqiptojë asnjë fjali të zgjatur pa qenë gënjeshtër, insinuatë serioze dhe manipulim”, ka thënë Rashiqi duke u ndërlidhe me konferencën e presidentit serb.


