KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Me boshnjakët ndajmë historinë e njëjtë të dhimbjes e gjenocidit
Politikë

Presidentja Osmani: Me boshnjakët ndajmë historinë e njëjtë të dhimbjes e gjenocidit

Kosova News
Kosova News 15:09 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën Kombëtare të Boshnjakëve ka dekoruar disa nga personalitetet e shquara boshnjake, teksa ka thënë se me popullin boshnjak ndajmë historinë e njëjtë të dhimbjes dhe gjenocidit. Tutje e para e shtetit ka thënë se synimet hegjemoniste të Serbisë nuk po ndalen as sot, por që Kosova me sovranitetin e saj është shtëpia e të gjithëve.

“Ne ndajmë një histori të përbashkët të dhimbjes, vrasjeve, persekutimeve e deri te gjenocidi i kryer kundër nesh. Por jemi krenar që arritëm t’ia dalim e të ndërtojmë paqen mbi gërmadhat e së kaluarës jo të largët. Synimet hegjemoniste të Serbisë nuk po ndalen as sot, siç ndodhi edhe me sulmin e fundit terrorist e aktin e agresionit kundrejt vendit tonë ku u vra heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku. Por në këtë përpjekje të vendosjes së rendit e ligjit dhe të mbrojtjes së sovranitetit nuk do të zmbrapsemi asnjëherë dhe do të jemi përherë bashkë. Kosova është shtet përgjithmonë dhe shtëpi e të gjithëve”, ka thënë Osmani.

Tutje ka shtuar se populli i Kosovës i është mirënjohës popullit boshnjak për kontributin historik në promovimin e vlerave të përbashkëta demokratike.

“Kjo ditë na e kujton peshën që komuniteti jo shumicë, përfshirë atë boshnjak, kanë në jetën demokratike të Republikës sonë dhe është një mundësi e shkëlqyer për t’i vlerësuar edhe një herë të arriturat tuaja të deritanishme, rolin tuaj në procesin e lirisë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka thënë Osmani.

Ajo dha dekoratën post-mortem – medaljen presidenciale të meritave për profesor doktor Alia Gjogoviq, derisa u nderuan edhe artisti i shquar e anëtari i ASHAK-ut, Jashar Rexhepagiqi dhe humanistit Nuredin Jonuzi. Ndërkaq medalja “Urdhëri i Lirisë” iu nda luftëtarit të UÇK-së, Nehat Demiri, për meritat e çlirimit të atdheut të përbashkët.

“Me angazhimin tuaj historik, me pjesëmarrje në të gjitha sferat e jetës në Kosovë nga arsimi te kultura e deri tek ekonomia e zhvillimi, ju jeni shndërruar në kontribues të rëndësishëm për promovimin jo vetëm të të drejtave të boshnjakëve, por edhe për mozaikun tonë të përgjithshëm kulturor e gjuhësor”, ka thënë presidentja e vendit.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?