KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjen për Qeverisje Digjitale, lehtësohen shërbimet
Politikë

Ministria e Financave nënshkruan marrëveshjen për Qeverisje Digjitale, lehtësohen shërbimet

Kosova News
Kosova News 12:01 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Financave ka nënshkruar të enjten marrëveshjen për Projektit për Qeverisje Digjitale me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim të Bankës Botërore, nëpërmjet të cilës arrihet qeverisja digjitale.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se kjo nismë ndikon në zhvillimin digjital të shërbimeve publike për qytetarët.

“Projekti prej 20 milionë eurosh synon digjitalizimin e shërbimeve nga administrate publike e rrjedhimisht edhe ngritjen e cilësisë të shërbimeve për qytetarët. Projekti përbëhet nga tri pika; transformimi digjital i qeverisë; transformimi digjital i ofrimit të shërbimeve publike dhe; forcimi institucional dhe menaxhimi i projektit”, tha Murati.

Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë dhe Maqedoni, Massimiliano Paolucci tha se të mirat e kësaj marrëveshje janë të shumëfishta.

“Digjitalizimi i suksesshëm i shërbimeve do të shtojë përpjekjet e Kosovës për luftën ndaj korrupsionit, duke përmirësuar punësimin e grave dhe luftimin e ndryshimeve klimatike”, u shpreh Paolucci.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se digjitalizimi është kyç për funksionimin e administrates publike.

“Pjesë e gjithë kësaj është reduktimi i barrës së administrates që do të thotë reduktimin e procedurave byrokratike të panevojshme dhe digjitalizimin e shërbimeve. Rezultati që presim pas gjithë kësaj pune është rritja e llogaridhënies dhe transparences në administrate publike”, u shpreh Dobra.

Gjithashtu lexoni:

Osmani: Të evitohen zgjedhjet, vendi të bëhet me president që mbron Kushtetutën

Abdixhiku: LDK-ja tërhiqet nga çdo kërkesë për pozita dhe merr përsipër të kontribuojë pa asnjë përfitim politik në shmangien e krizës aktuale

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?