KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Media prestigjioze britanike “The Guardian”: Nëse Vuçiqi qëndron prapa sulmit, qasja e Perëndimit në dialog mund të ndryshojë
Politikë

Media prestigjioze britanike “The Guardian”: Nëse Vuçiqi qëndron prapa sulmit, qasja e Perëndimit në dialog mund të ndryshojë

Kosova News
Kosova News 09:57 -28/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka akuzuar Serbinë se qëndron pas një grupi paraushtarak që i zu pritë një patrulle policie, ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, të dielën në Banjskë të Zveçanit. Nëse kjo vërtetohet, siç shkruan media prestigjioze The Guardian të enjten, pritet ta ndryshojë qasjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Kjo e fundit pritet edhe të sanksionohet.

Autoritetet në Prishtinë shfaqën një sërë armatimesh moderne që grupi i sulmuesve të armatosur përdori gjatë sulmit, duke përfshirë dy makina të blinduara të prodhimit serb dhe një granatëhedhës, së bashku me një dokument që supozohej se tregonte se granatahedhësi, i bërë nga kompania e armëve Zastava, ishte lëshuar nga ushtria serbe.

Qeveria e Kosovës pohoi gjithashtu se lideri i grupit ishte politikani serb i Kosovës, Milan Radoiçiq, besnik i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se një nga tre luftëtarët paraushtarakë të vrarë të dielën ishte një ish-truproje e Aleksandar Vulinit, shefit të inteligjencës serbe i sanksionuar nga SHBA-ja në korrik për korrupsion.

“Ky grup ka ardhur nga Serbia, ata janë të trajnuar në Serbi, të financuar nga ata dhe gjithashtu të pajisur nga ushtria e Serbisë dhe policia e saj. Një pjesë e armëve janë marrë nga magazinat e ushtrisë dhe janë dorëzuar te terroristët që kanë ardhur në Kosovë nga Serbia”, ka thënë për Guardian, Xhelal Sveçla, ministri i Brendshëm i Kosovës.

Sveçla ka thënë se ministria e tij kishte ndarë provat me ambasadat dhe agjencitë perëndimore.

“Ajo që ata donin të bënin është të kapnin territorin e Kosovës dhe të hapnin një kanal të ri komunikimi, një rrugë të re nga Serbia në Kosovë”, ka thënë ai, duke shtuar se qëllimi përfundimtar ishte ndarja e vendit.

Ministri Sveçla prezanton edhe një dëshmi të lidhjes së terroristëve serbë me shtetin e Serbisë (FOTO)
Ministri Sveçla: Njëri nga të vrarët është Bojan Mijailoviq, turpëroja e Vulinit

Qeveria serbe ka mohuar përfshirjen me grupin e armatosur, por ka mbajtur një ditë zyrtare zie për tre sulmuesit e vdekur.

Vuçiq ka kërkuar të justifikojë veprimet duke pretenduar rrejshëm, në një takim me ambasadorin rus në Beograd, se Qeveria e Kosovës po kryente spastrim etnik.

Kosova pretendon se grupi drejtohej nga Milan Radoiçiq, nënkryetari i partisë Lista Serbe e mbështetur nga Beogradi, e cila dominon politikën në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Sveçla ka thënë se shërbimi i inteligjencës së Kosovës beson se Radoiçiq, i cili është sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, ishte plagosur dhe po shërohej në spitalin kryesor ushtarak në Beograd.

Ministri Sveçla publikon VIDEO ku shihet krimineli Milan Radojçiq në grupin terrorist serb

Përplasja ndodhi në një kohë kur bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja që synojnë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve kanë ngecur, me Vuçiqin që u zotua se nuk do ta njohë kurrë Kosovën dhe Qeveria e Kosovës si pasojë refuzon të krijojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

SHBA-ja i ka mbështetur bisedimet dhe deri më tani ka mbajtur anën e Evropës, që fajëson kryeministrin Albin Kurti për dështimin e negociatave. Por administrata Biden po heton përfshirjen e Beogradit në njësinë paraushtarake dhe po përpiqet të zbulojë misionin e saj.

Nëse Vuçiqi zbulohet se ka qenë i përfshirë, kjo mund të ndryshojë qasjen e SHBA-së dhe BE-së ndaj negociatave. Kjo gjithashtu mund të çojë në sanksione ndaj Serbisë.

“Është gjithnjë e më e qartë se ka pasur një skenar për të provokuar një konflikt në mënyrë që ushtria serbe pastaj të hyjë për të mbrojtur popullin serb në veri dhe kështu të zbatojë ndarjen e Kosovës”, ka thënë Sonja Biserko, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

“Ky operacion, pavarësisht se kush është drejtpërdrejt përgjegjës për të në Beograd, ka kaluar një vijë të kuqe që perëndimi nuk mund ta tolerojë. Kjo situatë nuk është provokuar nga Kurti, siç komentojnë shumica në Beograd. Përkundrazi, ai tregoi pjekuri dhe policia e Kosovës tregoi profesionalizëm”, ka shtuar Biserko.

Edward Joseph, ish-zëvendësshefi i misionit në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ka thënë se nëse Beogradi qëndron pas grupit paraushtarak, SHBA-ja do të duhet të rimendojë qasjen e saj ndaj rajonit.

“Çështja është se thirrjet për dialog janë boshe tani që e gjithë strategjia e SHBA-së – për të kultivuar Serbinë e Vuçiqit si ‘partner’ – është hedhur në erë”, ka thënë Joseph, tani anëtar i lartë në shkollën e studimeve të avancuara ndërkombëtare të Universitetit Johns Hopkins në Uashington.

“Mohimet që kinse s’ka dijeni të Vuçiqit janë po aq të besueshme sa politika iluzionare e SHBA-së ndaj Serbisë”, ka shtuar ai.

Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë që kreu grupi terrorist me përkrahjen e Serbisë

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 28/09/2023 28/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?