Në Mbledhjen e 162-të të Qeverisë, është miratuar vendimi për vazhdimin e mëtutjeshëm të rindëritimit dhe renovimit të shtëpive individuale të familjeve, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë gjatë periudhës kohore 1998/1999.
Gjatë luftës së fundit, vendit tonë i janë shkaktuar dëme masive shkatërruese nga Serbia, që vazhdojmë t’i vuajmë ende edhe sot.
“Bazuar në situatën e gjendjes faktike të familjeve në veriun e Republikës se Kosovës, dhe sipas Raportit të Komisionit Vlerësues të Komunës së Mitrovicës mbi dëmet e shkaktuara të luftës gjatë viteve 1998/99, në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me organin kompetent komunal, kemi marrë vendimin për vazhdimin e projektit për rindërtimin dhe renovimin e shtëpive të dëmtuara gjatë asaj periudhe kohore”, bëri të ditur ministri Liburn Aliu.


