KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krimineli Radojiçiq brenda Manastirit, ambasadori Hovenier: E kam parë VIDEO-n e ministrit, po punojnë bashkë me Kosovën për të sqaruar gjithçka
Politikë

Krimineli Radojiçiq brenda Manastirit, ambasadori Hovenier: E kam parë VIDEO-n e ministrit, po punojnë bashkë me Kosovën për të sqaruar gjithçka

Kosova News
Kosova News 15:21 -26/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se sulmi i së dielës ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit u krye nga një grup profesionistësh e mirëorganizuar.

Në një deklaratë për gazetarët, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Hovenier ka thënë se ka ende punë që të sqarohen të gjitha rrethanat e ngjarjes.

“Është sulm shumë serioz. Institucionet e sigurisë së SHBA-së po punojnë bashkë me të Kosovës dhe të tjerët për t’i sqaruar gjithçka që ka ndodhur dhe motivet. E dimë që pati sulm, nga një grup i mirëorganizuar, i stërvitur, profesional dhe që pati shumë pajisje ushtarake. E dimë se sulmuesit vranë një polic të Kosovës”, ka thënë Hovenieri duke shtuar se po ashtu dihet që sulmuesit kanë shfrytëzuar fshehjen në Manastirin e Banjskës për të vazhduar sulmet ndaj Policisë së Kosovës.

Ambasadori Hovenier për sulmin në veri: Ishte një grup i trajnuar mirë dhe profesionistë, ka qenë dikush prapa tyre

Ai ka thënë se arsenali i armëve dhe planeve të kapura dëshmon që nuk bëhet fjalë për “grup spontan”.

“Ishte grup i organizuar dhe ka strukturë prapa që është kujdesur për stërvitjet dhe pajisjet. Duam t’i shkojmë deri në fund dhe t’u kërkohet përgjegjësi përgjegjësve”, ka thënë ai.

Ai ka shtuar se po të kishte dëshmi të mëhershme për mundësi sulmi, kjo gjë s’do të lejohej.

Hovenier nuk ka pranuar ta komentojë videon e publikuar nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në të cilën shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiqi, si pjesë e grupit sulmues.

“E kam parë këtë video. Kaq mund të them. S’jam në pozitë të komentoj. Ka shumë gjëra që nuk dihen ende dhe kjo është e komplikuar, por këtë e marrim shumë seriozisht. Ishte kërcënim për Kosovën dhe popullin e Kosovës me pasoja tragjike. Po punojmë me partnerët që të kuptojmë çka ka ndodhur dhe të mbahen përgjegjës ata që bënë këtë. Jemi me popullin e Kosovës kur përballen me kërcënime dhe kjo do të vazhdojë edhe në këtë rast”, ka shtuar ai.

Ministri Sveçla publikon VIDEO ku shihet krimineli Milan Radojçiq në grupin terrorist serb

Hovenieri ka thënë se nuk është në dijeni nëse ka pasur negociata për lirimin e sulmuesve.

Sipas tij, situata aktuale tregon reflekton nevojën për angazhim aktiv në dialog dhe se SHBA-ja pret që të dyja shtetet të zbatojnë plotësisht dy marrëveshjet e arritura sivjet në fillim të vitit.

A pret BE-ja që Beogradi t’i transferojë në Kosovë, të kërkuarit për terrorizëm që po trajtohen në spitalet e Serbisë?

Gjithashtu lexoni:

Tahiri kërkon takim me Deharin për seancën e nesërme

Haxhiu, kritikon qasjen e PDK-së: Stafi i kuvendit të mos përfshihet në përplasjet politike

LDK mbledh sot grupin parlamentar

Deputetët e PDK-së do të bëjnë ankesë në administratën e Kuvendit

Deputetët e PDK-së nisen drejt Kuvendit

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?