Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se sulmi në veri ishte i rëndë dhe se prapa gjithë saj qëndron dikush që i ka trajnuar dhe pajisur ata me armatim të rëndë.
Para mediave, Hovenier ka thënë se ky nuk ishte një grup i qytetarëve të frustruar por që ishte një grup i trajnuar dhe organizuar mirë.
“Sapo takova Vjosa Osmanin dhe fola për aktin terrorist të ndodhur mëngjesin e së dielës dhe shpreha ngushëllimet për policin e ndjerë. Është një incident dhe një sulm shumë serioz dhe Kosova së bashku me partnerët duhet të kuptojnë se përse ndodhi e gjitha kjo. Jemi të informuar për rrugën që kanë ndjekur. Serbët kanë përdorur forcën për të qëndruar në Manastir. Jemi ende duke kërkuar për personat që kanë qenë të interesuar për këtë sulm dhe pse ndodhi ky sulm. Ky nuk ishte një grup individësh të thjeshtë që morën këto veprime, këta janë një grup i stërvitur dhe kanë pasur qëllime të qarta. Duam të dimë se kush i drejtonte këto persona dhe kush ishte qëllimi i tyre i vërtetë. Ne nuk mund të komentojmë informacionet që ka Inteligjenca, informacionet paraprake. Nuk e kemi ditur dhe nuk kemi pasur informacion për këtë sulm, sepse po të kishim do i kishim paraprirë dhe nuk do të kishte asnjë humbje jete”, tha ai.
Hovenier tha se institucionet e sigurisë po bëjnë gjënë e duhur në zbardhjen e rrethanave.
Ai thekson se SHBA-ja po punon ngushtë me Kosovën për të ardhur deri në një përfundim se çfarë ka ndodhur.


