KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Süddeutsche Zeitung: Arsenali i armëve tregon se ka arsye për prani masive të policisë së Kosovës në veri
PolitikëSiguri

Süddeutsche Zeitung: Arsenali i armëve tregon se ka arsye për prani masive të policisë së Kosovës në veri

Kosova News
Kosova News 20:42 -25/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gazeta e njohur gjermane “Süddeutsche Zeitung” ka shkruar për situatën e krijuar në Kosovë pas sulmit në veri ku mbeti i vrarë një polic i Kosovës.

Sipas gazetës, fjalët e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit ku shprehu keqardhje për vrasjen e policit në veri të Kosovës i ngjanin gati shpalljes së luftës. Menjëherë pas fjalëve të keqardhjes ai kaloi në sulm kundër kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke thënë se dorasit rezistuan sepse nuk po duronin më “terrorin” e Kurtit. Një skenar i tillë, sipas Vuçiqit, ishte “vetëm çështje kohe”. Një mosarsyetim i vrasjes tingëllon ndryshe, shkruan gazeta.

Tutje, “Süddeutsche Zeitung” shkruan se pas deklaratave të fundit të Vuçiqit nuk duhet të ketë më dyshime se ku e lokalizon ai veten dhe vendin e tij: në logjikën e luftës së Kosovës në vitet 90-të, kur ai i shërbeu si ministër i informatave kriminelit të luftës Sllobodan Millosheviq.

Në artikull theksohet se shumë civilë serbë në veri të Kosovës ndihen të diskriminuar nga sjellja nganjëherë e vrazhdë e njësive policore kosovare, por, njëkohësisht, sulmi terrorist i fundjavës tregoi se ka gjithsesi arsye për një prani masive policore në rajon: arsenali i armëve luftarake, të cilat i sollën sulmuesit, nuk flet për një grup të vogël të njerëzve privatë dhe të frustruar. Vuçiqi, sipas kësaj gazete, nuk mund të arsyetohet duke thënë se nuk ka haber se kush po shkakton tollovi të armatosura në veri të Kosovës. Për aq kohë sa ai edhe retorikisht kalon në modus të eskalimit, BE mund t’i harrojë të gjitha përpjekjet e saj për ndërmjetësim mes tij dhe Kurtit.

“Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiqit, ndërsa Lajçaku ka dështuar dhe moti është dashur të shkarkohet

Gjithashtu lexoni:

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën

Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent

Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike

Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta

Kurti pret në takim kryetarin e partisë Lidhja Shqiptare, Ziadin Sela, diskutojnë për aktualitetin në Kosovë

Kosova News 25/09/2023 25/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Kurti dhe Abdixhiku takohen të martën, PDK dhe Aleanca refuzojnë ftesën
23:38 -03/08/2026
Kandiq: Në Serbi nuk ka vullnet politik për hapjen e arkivave shtetërore
23:32 -03/08/2026
Rreziku nga zjarret, Agjencia e Menaxhimit Emergjent me apel urgjent
23:28 -03/08/2026
Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?