Njësia Speciale ka hyrë brenda në manastirin e Banjskës, ku është ngujuar grupi kriminal i armatosur në komunën e Zveçanit.
Bëhet e ditur se është policia i ka rrëzuar tashmë dyert e Manastirit dhe kagjetur sasi të madhe të armatimit. Aksioni mund të përfundojë brenda orës, pasi po bëhemn pastrimet e terrenit.
Kujtojmë se sot në orët e hershme të mëngjesit, një grup i organizuar dhe i armatosur ka hapur zjarr ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ku si pasojë një polic ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar.


