KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara
Siguri

Mbi dy mijë zjarre në dy muaj – shumica në ara

Kosova News
Kosova News 11:26 -23/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Edhe pse e ndaluar me ligj, zjarrvënia e qëllimshme – sidomos pas sezonit të korrje-shirjeve – është shndërruar në dukuri të rrezikshme në Kosovë.

Këtë javë, një burrë 61 vjeç dyshohet të ketë vdekur derisa po përpiqej t’i shuante flakët në një fushë në fshatin Remnik i Ri – komuna e Vitisë.

Autoritetet shëndetësore në këtë rajon i konfirmuan Radios Evropa e Lirë se viktima është gjetur në mes të fushës, i rrethuar me zjarr dhe tym.

“Personi, prej momentit që e kemi marrë në autoambulancë, ka qenë pa asnjë shenjë jete… I është dhënë e gjithë terapia për ta kthyer në jetë, por nuk është kthyer”, thotë drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, Vjollca Kadolli.

Policia e Kosovës e konfirmoi po ashtu rastin, duke thënë se viktimës i është keqësuar gjendja “derisa ka qenë duke fikur një zjarr fushor”.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë kanë qenë dëshmitare të disa zjarreve këtë javë nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

Ku kanë intervenuar zjarrfikësit?

Djegia e hamulloreve ndodh kryesisht në muajt korrik, gusht dhe shtator, pas korrjes së drithërave të mbjella, dhe është shkaku i numrit më të madh të zjarreve.

Agim Haziri, drejtues i Departamentit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në kuadër të Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, thotë se njësitet e tij kanë intervenuar për shuarjen e mijëra zjarreve në këtë sezon – shumica e tyre në ara.

“Në muajin korrik kemi pasur 792 zjarre. Rreth 70 për qind kanë qenë në toka bujqësore, rreth 15 për qind në toka malore, ndërsa të tjerat në banesa, shtëpi e të tjera. Në muajin gusht kemi pasur gati dyfishin e muajit korrik, pra 1.486. Rreth 80 për qind e rasteve kanë qenë zjarre fushore”, bën të ditur Haziri për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se në shumë raste ka pasur edhe rreziqe të mëdha, për shkak të afërsisë së shtëpive të banimit.

“Shkaktarët [e zjarreve] në 99.9 për qind të rasteve janë duart e njeriut apo vetë njeriu, për arsye të ndryshme. Hamulloret, njeriu gjithmonë shikon t’i djegë, që të mos bëhen plehra”, thotë Haziri.

Të dhënat që i siguroi REL-i nga Policia e Kosovës, tregojnë se në periudhën janar-gusht të këtij viti autoritetet e rendit kanë proceduar 164 raste të zjarrvënies, por ato nuk specifikojnë se sa prej tyre lidhen me djegien e tokave bujqësore.

Kodi Penal i Republikës së Kosovës sanksionon çdo person “që ndez zjarrin apo shkakton shpërthimin me qëllim të dëmtimit të pasurisë së personit tjetër” dhe parasheh dënim me burgim prej gjashtë muajsh deri në tre vjet, shkruan REL.

Në rast se kjo vepër “rezulton me vdekje, kryesi dënohet me së paku 10 vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

Nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, që monitoron punën e gjykatave, thanë për Radion Evropa e Lirë se sivjet nuk ka asnjë aktgjykim për zjarrvënie në toka bujqësore.

Si e shpjegojnë ekspertët?

Ekspertë të bujqësisë thonë se djegia e arave i shkakton dëme jo vetëm tokës, por edhe florës dhe faunës në tokë, si dhe vetë fermerëve.

Imer Rusinovci, profesor në Fakultetin e Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës, thotë se nga bisedat joformale që ka pasur me fermerë, ka kuptuar se ata besojnë se “toka e djegur ose djegia e kashtës së mbetur në ara”, pas korrjes së drithërave, “e lehtëson më pas lëvrimin ose punimin e tokës” për mbjelljen e kulturave bujqësore për sezonin e ardhshëm.

Kjo qasje e fermerëve, sipas Rusinovcit, është krejtësisht e gabuar.

“Në vend se kashtën ta shndërrojmë në pleh dhe në vend që normën e plehërimit për kulturën pasardhëse ta lehtësojmë, ne atë e djegim dhe i humbim të gjitha materiet ushqyese. Në përgjithësi, azoti avullohet dhe kalon në gjendje të gaztë, ndërkaq fosfori dhe kaliumi që ngelen në hi, nuk kanë më vlera ushqyese”, thotë ai.

“Çështja tjetër – që është skandaloze – është se ne e djegim mikro-florën dhe mikro-faunën në tokë. Çfarëdo sasie të caktuar të plehrave që e hedhim në tokë për kulturën pasardhëse, nuk zbërthehet sa duhet dhe si duhet, sepse në atë tokë nuk ka mikroorganizma”, thotë Rusinovci.

Sipas tij, në rast se kashta, si masë organike, nuk digjet, por përmbyset përmes lëvrimit sipërfaqësor, ajo do të shndërrohej në pleh ushqyes për mbjelljet që pasojnë.

Ky proces, thotë ai, do ta lehtësonte edhe lëvrimin pasues të tokës, por edhe do ta kursente investimin në plehra për të mbjellat e ardhshme.

“E tërë ajo masë organike që ngelet pas korrjes së hamullorëve, transformohet në asimilate bimore, përkatësisht në norma të caktuara të ushqimit, që mund ta reduktojnë normën e plehut për kulturën pasardhëse”, thotë Rusinovci.

E përballur me zjarre të natyrës së tillë çdo vit, Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave vazhdimisht apelon te qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe t’i shmangin të gjithë shkaktarët e mundshëm të zjarreve. Ajo kërkon po ashtu prej tyre që, në rast se vërejnë ndonjë zjarr, ta raportojnë në numrat emergjentë.

Digjet një shtëpi në Malishevë, vdes një i moshuar si pasojë e zjarrit

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 23/09/2023 23/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?