KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci e quan “ndërhyrje brutale të Serbisë” rekrutimin e nxënësve të komunitetit joshumicë në shkollën serbe në Obiliq
Arsim

Nagavci e quan “ndërhyrje brutale të Serbisë” rekrutimin e nxënësve të komunitetit joshumicë në shkollën serbe në Obiliq

Kosova News
Kosova News 20:30 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në emisionin “Kallxo Përnime” është pyetur për hulumtimin e realizuar nga KALLXO.com, i cili dëshmon një rast në Obiliq se si shkollat serbe rekrutojnë nxënës të komuniteteve joshumicë përmes dhuratave materiale.Nagavci ka thënë se ky veprim i mban të varur jo vetëm nxënësit e komuniteteve joshumicë në Kosovë por edhe nxënësit e komunitetit serb.“Kjo është vetëm një nga shkeljet që Republika e Serbisë i bën në vazhdimësi duke shkelur kështu edhe marrëveshjen bazë për fqinjësi të mirë dhe në këtë mënyrë duke ndikuar që jo vetëm fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian por besoj edhe ata të komunitetit serb që jetojnë në Kosovë i mban të varur, jo të lirë, në mënyrë që t’i instrumentalizojë ata”-ka thënë Nagavci.“Konsideroj që kjo po adresohet dhe gjatë diskutimeve që po ndodhin si një ndërhyrje brutale për të instrumentalizuar qytetarë që janë sidomos në gjendje më të vështirë socio-ekonomike”- ka shtuar ministrja.Në lidhje me këtë çështje, Nagavci ka përmendur disa prej ndihmave që ministria që ajo drejton i ka bërë për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë.“Për dy vitet e fundit radhazi ne kemi ndarë nga 200 mijë euro për qendrat mësimore që në 21 qendra, në vende të ndryshme, ofrojnë mësim shtesë apo ndihmë për fëmijët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian” – tha ministrja.

Ajo shtoi se do të vazhdojnë me përkrahje për organizatat e shoqërisë civile që angazhohen në këto qendra që të krijojnë mundësi për fëmijët e komuniteteve.“Përveç kësaj kemi ndarë bursa për shkollë të mesme për fëmijët e komuniteteve që vijojnë mësimin në shkollat e mesme dhe vitin e kaluar për herë të ;parë kemi hapur thirrjen për të ofruar bursa për studime për 100 pjesëtarë të komuniteteve në studime në universitete publike”- tha Nagavci.Një material i filmuar më 21 shtator nga KALLXO.com dëshmon se si këta nxënës po binden të kalojnë në sistemin paralel në gjuhën serbe.KALLXO.com ka biseduar me tri nëna, të cilat i dërgojnë fëmijët në shkollën serbe.Ato tregojnë se po i çojnë fëmijët në shkollën serbe sepse kushtet janë më të mira për fëmijët e tyre.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Policia e Kosovës shqiptoi 1,880 gjoba trafiku brenda 24 orëve, regjistrohen 71 aksidente

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Dy vetura të vjedhura brenda pak ditësh në Prizren

Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
73%
Sun
31 °C
Mon
29 °C
Tue
30 °C
Wed
30 °C
Thu
29 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?