KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohen me 7 mijë e 500 euro tre instruktorët e vozitjes, pranuan se morën 400 euro ryshfet
Siguri

Dënohen me 7 mijë e 500 euro tre instruktorët e vozitjes, pranuan se morën 400 euro ryshfet

Kosova News
Kosova News 10:06 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjilan i ka dënuar të enjten me nga 2 mijë e 500 euro tre instruktorët e vozitjes – Naim Haxhiun, Luan Popajn dhe Valton Berishën – pasi e kanë pranuar fajësinë se kishin marrë 400 euro ryshfet për t’i ndihmuar një kandidati për kalimin e testit teorik për patentë shofer.

Tre të akuzuarve fillimisht iu shqiptua dënimi me gjobë nga 500 euro dhe me burgim prej 180 ditësh, ku u është llogaritur koha e qëndrimit në paraburgim dhe në arrest shtëpiak.  Me kërkesën e të akuzuarve, pjesa e mbetur e dënimit me burg u është zëvendësuar me dënim me gjobë secilit veç e veç prej 2 mijë eurosh.

Kështu, gjykata e ka shqiptuar dënimin unik ndaj tre instruktorëve të vozitjes me gjobë prej 7 mijë e 500 euro.  Aktgjykimi është shpallur në Departamentin e Krimeve të Renda nga kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Naser Maliqi derisa prokurore e rastit ishte Bahtie Ademi.

Gjykata i ka obliguar të akuzuarit që dënimin me gjobë ta paguajnë 15 ditë pas plotfuqishmërisë aktgjykimit në katër këste të barabarta.

Të akuzuarit ngarkohen se në bashkëkryerje ia kishin marrë 400 euro kandidatit Mentor Samakova që t’i mundësonin kalimin e testit teorik për patentë shofer.

Paraprakisht, të enjten, në shqyrtimin gjyqësor tre të akuzuarit kishin pranuar fajësinë derisa me aktvendim ka vazhduar fjala përfundimtare e palëve derisa pasdite është shpallur aktgjykimi dënues.

Prokurorja Bahtie Ademi ka kërkuar që të akuzuarit t’i shpallë fajtorë dhe t’i dënojë sipas ligjit duke vlerësuar rrethanat lehtësuese të pranimit të fajësisë dhe ato rënduese. Ajo ka propozuar sekuestrimin e pajisjeve ilegale që janë sekuestruar në ditën kritike.

Avokati i Naim Hoxhës, Skender Shefkiu ka kërkuar dënim sa më të butë për klientin e tij me arsyetimin se i njëjti ka pranuar fajësinë, nuk ka rënë më herët ndesh me ligjin, ka gjendje jo të mirë ekonomike. Derisa ka kërkuar që dënimi me burg t’i konvertohet në dënim me gjobë.

Edhe avokati i Luan Popajt, avokati Afrim Salihu e ka mbështetur pranimin e fajësisë së klientit të tij derisa i ka kërkuar gjykatës t’i ketë parasysh rrethanat lehtësuese për klientin e tij.

Kurse, mbrojtësi i Valton Berishës, avokati Ymer Huruglica ka kërkuar nga gjykata t’i shqiptojë dënim minimal klientit të tji dhe dënimin me burgim t’ia kthejë në dënim me gjobë, shkruan Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së ngritur më 22 shkurt 2023, Naim Haxhiu ngarkohet se më 2 shkurt të këtij viti kishte arritur marrëveshje me kandidatin që e kishte aftësuar për vozitje, Mentor Samakova, që përmes ryshfetit t’ia kalonte testin teorik për patentë shofer. Një ditë pas marrëveshjes, sipas aktakuzës, Haxhiu bashkë me kandidatin  Samakova ishin takuar me instruktorin Luan Popajn derisa kishin shkuar në shtëpinë e këtij të fundit ku ishte duke i pritur  Valton Berisha. Aty shkruan se Luan Popaj ia kishte vendosur kandidatit kamerën dhe mikrofonin në trup.

Pasi kandidati hyn në test, sipas aktakuzës, Luan Popaj përmes pajisjeve i tregon atij përgjigjet e testit.  Mirëpo, kandidati ishte vërejtur nga vëzhguesit e testit, ku ishte lajmëruar Policia dhe ishin zbuluar pajisjet në trupin e Samakovës.

Tre instruktorët e vozitjes ngarkohet se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” nga neni 421, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?