Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë “Pastrimi”.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 12:00 në fshatin Bardhosh, në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar dhe kanosur punëtorët e kompanisë së pastrimit. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


