KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KESCO: Kosova në vitin 2022 me çmimet më të lira të energjisë elektrike
Ekonomi

KESCO: Kosova në vitin 2022 me çmimet më të lira të energjisë elektrike

Kosova News
Kosova News 13:05 -20/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, duke u bazuar në raportin e Zyrës së Statistikave të Komisionit Evropian “Eurostat”, ka bërë të ditur se Kosova ka pasur çmimet më të lira të energjisë elektrike në Evropë për vitin 2022.

“Çmimet mesatare për shpenzimin mesatar të konsumit janë 6 cent për kilovat/orë që është afro 25 për qind më lirë se e dyta më e lira, që është Serbia me çmim 7 cent për kilovat/orë. Shqipëria,  Bosna e Hercegovina dhe Mali i Zi kanë çmimet nga 8 cent për kilovat/orë apo më tepër se 35 për qind më shtrenjtë se në Kosovë. Maqedonia e Veriut është edhe më e shtrenjtë, duke shënuar çmimin prej 10 cent për kilovat/orë që i bie afro 70 për qind më shtrenjtë se Kosova”, thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Sipas kësaj kompanie, të gjitha vendet e BE-së kanë çmime së paku dyfish më të larta se Kosova.

“Sipas Eurostat, vendi më i populluar i BE-së, Gjermania ka një çmim prej 28 cent për kilovat/orë apo 4.75 herë më tepër se në Kosovë. Ndërkohë, Danimarka, Belgjika dhe Italia janë tri vendet e Bashkimit Evropian të cilat vazhdojnë të paguajnë çmimin më të lartë për energji elektrike, bazuar në të dhënat e Eurostat-it për gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022. Kurse sa i përket rajonit, çmimet më të larta të energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiakë i kanë Rumania, Greqia dhe Kroacia”, thuhet tutje në njoftimin e KESCO-s.

Sipas KESCO-s, në Kosovë, çmimi për kilovat/orë është 6 cent, që i bie se është gati pesëfish më i ulët se në Rumani, ku 1 kilovat/orë kushton 29 cent.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji në Kosovë në mars të këtij viti i ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, që janë 15 përqind më të larta se në vitin 2022, e të cilat kanë filluar të aplikohen që nga 1 prilli.

Tarifat e reja u kundërshtuan nga shoqëria civile dhe qytetarët, të cilët ankohen se në bazë të të ardhurave mujore faturat e energjisë janë të shumë të larta.

Gjithashtu lexoni:

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor

Kosova News 20/09/2023 20/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Wed
21 °C
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?