KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit, Qelaj: Antarësimi i Kosovës në KE, hap i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës
Siguri

Avokati i Popullit, Qelaj: Antarësimi i Kosovës në KE, hap i jashtëzakonshëm për qytetarët e Kosovës

Kosova News
Kosova News 15:24 -19/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj priti në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nga Norvegjia e kryesuar nga Ingjerd Schou.

Përmes një njoftimi për medie, bëhet e ditur se Avokati i Popullit, Qelaj, informoi të pranishmit për gjendjen e të drejtave dhe lirive të njeriut në vend, sundimin e ligjit dhe demokracisë, gjithashtu foli edhe për mandatin dhe kompetencat e tij, si dhe për punën dhe aktivitetet në mbrojtje dhe promovim të të drejtave të njeriut.

Ai shtoi se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të ishte një hap i jashtëzakonshëm dhe me ndikim shumë të madh për qytetarët e Kosovës, si garanci e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut.

Ndërkaq, nga ana e saj, Ingjerd Schou bëri të ditur arsyen e vizitës në Kosovë, sipas së cilës është në kuadër të një udhëtimi studimor dhe se delegacioni është i interesuar që të mësojë më shumë për zhvillimet demokratike në vend. Ajo shtoi se Norvegjia e mbështet Kosovën në aplikimin e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në integrimet evropiane si dhe në zhvillim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

Avokati i Popullit u përgjigj në interesimin e anëtarëve të delegacionit, ku, ndër të tjera, theksoi se Institucioni, në krye të së cilës është, punon shumë për të promovuar të drejtat e njeriut përmes fushatave vetëdijësuese, organizimin konferencave dhe tryezave, ligjëratave, publikimit të opinioneve dhe qëndrimeve të Avokatit të Popullit, prezencës në media dhe të gjitha formave tjera të promovimit.

Qelaj tha se Institucioni çdo vit pranon më shumë se 1500 ankesa nga qytetarët, derisa këtë vit, deri më tani, ka pranuar mbi 1.200 ankesa, që, kryesisht, kanë të bëjnë me të drejtën për mjet efikas juridik, mungesa e përgjigjeve nga autoritetet, zvarritjet e procedurave gjyqësore, shkeljet nga marrëdhënia e punës, të drejtave sociale dhe shëndetësorë, etj.

Ai gjithashtu theksoi se ekziston një trend në rritje në zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga institucionet publike,  kjo falë angazhimit shumëvjeçar të Avokatit të Popullit dhe vullnetit institucional,  si rezultat i ngritjes së vetëdijes institucionale për peshën dhe rendësin që ka zbatimi i rekomandimeve. 

Ai shtoi se autoritetet duhen të bëjnë më shumë për të zbatuar këto rekomandime, në mënyrë që të drejtat e qytetarëve të respektohen dhe të rivendosen.

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 19/09/2023 19/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?