KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë paralajmëron pezullimin e edukatoreve të dyshuara për dhunë
Arsim

Drejtoria e Arsimit në Fushë-Kosovë paralajmëron pezullimin e edukatoreve të dyshuara për dhunë

Kosova News
Kosova News 11:40 -19/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, ka deklaruar se do t’i pezullojnë edukatoret që dyshohet se u përfshinë në rrahjen e një fëmijë në çerdhen publike “Gëzimi Ynë”.

Sipas tij, edukatoret po intervistohen në Policinë e Kosovës, e pas kësaj, do të pezullohen.

“Nuk jam ekspert ta cilësoj atë si dhunë, por do ta respektojmë ligjin. Si DKA do t’i marrim të gjitha masat. Unë qëndroj prapa organeve kompetente. Nuk i kemi pezulluar këto edukatore, por do të pezullohen…Patjetër do të respektojmë ligjin dhe do t’i pezullojmë edukatorët”, ka thënë Berisha para mediave të martën.

Drejtori i Arsimit ka theksuar se për rastin është njoftuar nga drejtoresha e çerdhes publike.

“DKA-ja është informuar nga drejtoresha e çerdhes…Për hapat në vazhdim do të jemi në bashkëpunim të plotë me të gjitha organet kompetente. Policia e Kosovës i ka bërë ftesën edukatorëve që dyshohet se janë të përfshira, janë duke u intervistuar akterët që dyshohet se janë në rast. Policia ishte këtu, kanë sekuestruar edhe pajisje të kamerave, për hapa në vazhdim do të jemi në bashkëpunim. Këtu s’ka të bëjë me kompetenca të drejtorit, por me respektim të ligjit”, ka shtuar ai.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim më Prokurorinë është duke u marrë me rastin.

“Policia në koordinim me prokurorinë, qendrën për punë sociale janë duke u marrë me këtë rast. Për detaje mbesim në kontakt pasi të përfundon faza fillestare e hetimit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ministrja Haxhiu: Dhuna ndaj fëmijës 3-vjeçar është e dënueshme, nuk do të tolerohet

Gjithashtu lexoni:

Pesë persona arrestohen pas sekuestrimit të armëve në rajonin e Pejës

Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive

Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital

Tentuan t’i grabisin në Rahovec, sulmuesi i maskuar qëllon me armë drejt veturës së tyre

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Kosova News 19/09/2023 19/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
32°C
Pristina
clear sky
32° _ 31°
21%
3 km/h
Mon
32 °C
Tue
32 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
35 °C

Lajmet e Fundit

Gjikolli & Partners revolucionizon financat në ballkan: lançohet sot nga Cyrihu platforma inovative e tokenizimit të aseteve reale
16:26 -03/08/2026
Ndalohen dy infermierë në Prizren, keqpërdorën pagesat e pacientëve
15:58 -03/08/2026
Seanca e 6 gushtit, Kurti iu dërgon ftesa partive politike
15:22 -03/08/2026
Inspektorati merr vendim të ri në fushën e ndërtimit
14:41 -03/08/2026
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në, jam optimist se do të merremi vesh për të gjitha pozitat e larta
13:48 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?