Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bëre të ditur përmes një postimi në rrjetin social që ka mbyllur një rrugë tjetër në kryeqytet.
Behët fjalë për rrugën “Rexhep Luci”.
I pari i kryeqytetit tha me këtë mbyllje po bëhet një hap i madh që ka për synim promovimin e mjedisit dhe të sigurojnë më shumë hapësira të gjelbra.
Postimi i plotë:
Një hap i madh drejt një mjedisi më të pastër dhe një qyteti më të qetë!
Me mbylljen e rrugës “Rexhep Luci” për qarkullimin e parkimin e veturave patëm një synim të qartë: të promovojmë mjedisin, të sigurojmë më shumë hapësira të gjelbra dhe të krijojmë një qytet më të përshtatshëm për të gjithë banorët dhe këmbësorët.
Çfarë do të sjellë kjo ndryshim?
Rritje e sigurisë për këmbësorët: Mbyllja e rrugës për veturat do ta bëjë më të sigurt për këmbësorët të ecin dhe të shijojnë këtë zonë pa stresin e trafikut.
Më shumë hapësira të gjelbra: Do të shtojmë zonën e gjelbërimit për të kënaqur të gjithë këmbësorët dhe ata që dëshirojnë të relaksohen në këtë zonë.
Kjo do të përmirësojë cilësinë e jetës sonë dhe do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.


