KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LIVE-VIDEO/ Kryeministri Kurti tregon prapaskenat e takimeve në Bruksel: Borrelli e Lajçaku ishin në sinkron me Serbinë 
Politikë

LIVE-VIDEO/ Kryeministri Kurti tregon prapaskenat e takimeve në Bruksel: Borrelli e Lajçaku ishin në sinkron me Serbinë 

Kosova News
Kosova News 11:05 -18/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendësi i tij, Besnik Bislimi po mbajnë konferencë për media.

Kjo është konferenca e parë pas takimit të së enjtes në Bruksel i cili përfundoi pa ndonjë rezultat.

Kryeministri ka folur për prapaskenat e takimeve që zhvilloi në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe me diplomatët e BE-së, Josep Borrell e Miroslav Lajçak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e 14 shtatorit ka shkuar me propozim konkret.

Sipas tij, propozimi i tyre bazohej në parimin e gjithëpërfshirjes që nënkupton që çdo nen duhet të përfshihet në planin e zbatimit të sekuencimit.

Ai ka thënë se parimi i gjithpërfshirjes nuk është i pazakontë në planet zbatuese të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kurti ka thënë se në takimin e 14 shtatorit në Bruksel, kishte koordinim dhe sinkronizim të qëndrimeve mes përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, emisarit për dialogun, Miroslav Lajçak dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Në aneks përcaktohet në tri klauzola specifike që çdo nen i marrëveshjes bazike duhet zbatuar dhe gjithashtu që palët nuk duhet të shprehin obstruksione në ndonjë nen. Në takimin e parë, bilateral me Borrellin dhe Lajçakun, më është kërkuar që të kalojmë menjëherë në një proces negocimi të statutit të përcaktuar në nenin 7 të marrëveshjes bazike në lidhje me nenin 10. Ua bërë të qartë se një hap të tillë nuk mund ta ndërmerrnim pa u dakorduar në mënyrë të plotë për planin e zbatimit të sekuencuar. Aq më shumë për shkak se Vuçiq ka një kohë që deklaron se nuk ka pranuar një marrëveshje me Kosovën dhe do ta zbatojë atë vetëm në përputhje me linjat e kuqe të Serbisë”, ka thënë ai.

Sipas tij, Borrellit e Lajçakut ua ka bërë të ditur se hapi i parë duhet të jetë dakordimi i një hapi të sekuencimit, ku përfshihet nënshkrimi i marrëveshjes bazike.

Tutje ka shtuar që në takimin e parë nuk arritën asnjë dakordim minimal, kjo pasi sipas tij, “qëndrimi i zotërinjve Borrell dhe Lajçak ishte që sekuencimi i zbatimit të marrëveshjes duhet të bëhej në një mënyrë të tillë që të ishte e pranueshme edhe për Serbinë që e donte Asociacionin si prioritet dhe heqjen e neneve të njohjes së ndërsjellët”.

Kurti ka thënë se në takimin trilateral, “u ekspozova përball një skenari që Lajçaku e kishte dizajnuar kohë më parë”.

Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të sekuencimi të punuar nga Republika e Kosovës, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

Të dy sipas tij thanë, që ky plan është shumë jorealist.

“Unë në plan nuk kisha shpikur e shtuar asgjë. Pasi u refuzova në sinkroni nga Vuçiqi e Lajçaku, ua shtrova një pyetje bazike: Pasi po refuzoni propozimin tim, më thoni nëse Serbia ka bërë ndonjëherë ndonjë propozim të ndonjë plani të sekuencimit. Lajçaku tha që po, me bindje të plotë, gjithashtu edhe Serbia tha po. Unë u kërkova ndonjë dokument, por nuk mu dha. Pas shumë insistimeve mu soll një dokument që mu tha se është propozimi i Serbisë për planin e sekuencimit”, ka thënë ai.

Kryeministri i Kosovës ka shtuar se Serbia dhe ndërmjetësuesit e BE-së patën pozicionim të qartë kundër Kosovës ne përgjithësi, e kundër Marrëveshjes Bazike në veçanti.

“Ata kanë shkuar shumë larg, ose do të zbatojnë Marrëveshjen Bazike në plotëni, ose nuk mund të zbatojnë vetëm ato që i do Serbia. Kjo logjikë ka vdekur e nuk do të ecën tutje”, ka deklaruar Kurti. Sipas Kurtit, paralajmërimet e presidentit, Aleksandar Vuçiq, u futën në planin gjithëpërfshirës, derisa ka shtuar se në zyrën e Lajçakut është krijuar katrahurë informacioni. “S’e pranova një skenar të tillë pasi për mua një marrëveshje e tille ekziston e s’mund të zhbëhet nga askush. Pas daljes nga takimi, ndërmjetësuesi lëshoi një dokument që tha se Vuçiqi e pranoi, e Kurti e refuzoi. Një informacion i tillë është i pavërtetë. Në atë plan të Lajçakut zbatohet ajo që Serbia e kërkon” ka shtuar ai.

Lajmi do të plotësohet…

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Kosova News 18/09/2023 18/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?