KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Profesor Kraki: Albin Kurti gabon e ka gabu, por kurrën e kurrës nuk e tregton fatin e Kosovës – meriton mbështetje për qasjen ndaj Serbisë dhe dialogut
Politikë

Profesor Kraki: Albin Kurti gabon e ka gabu, por kurrën e kurrës nuk e tregton fatin e Kosovës – meriton mbështetje për qasjen ndaj Serbisë dhe dialogut

Kosova News
Kosova News 16:01 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Profesori i shkencave politike në njërin nga universitetet e Parisit, Nezir Kraki ka reaguar pas ngritjes së diskutimeve që nxiti takimi i fundit i Brukselit, e ku kryeministri Albin Kurti nuk pranoi kushtëzimet që Serbia kishte dërguar si propozime te ndërmjetësit e BE-së.

Kraki ka thënë se Kosova qysh nga shkurti i vitit 2021 ka shpëtuar nga lloji i politikanëve që ishin të gatshëm e janë edhe sot të bëjnë kompromise në kurriz të shtetësisë së Kosovës, raporton KosovaNews

“Atë ditë, siç e kam shkru e thënë shpesh, ka ndodhë shpëtimi i Kosovës edhe si shtet edhe si aspiratë e jona njëshekullore.  Atë ditë është mbyllë cikli i zhbërjes së Kosovës e bashkë me të edhe cikli i zhvatjeve kriminale të sistemuara ne metodë qeverisëse”, ka shkruar Kraki.

Ai tutje ka shtuar se kryeministri aktual Albin Kurti meriton mbështetje për qasjen ndaj Serbisë dhe dialogut.

“Albin Kurti nuk është i përkryer. Albin Kurti gabon dhe ka gabu, por Albin Kurti kurrën e kurrës nuk e tregton fatin e Kosovës për shpëtimin e klaneve kriminale me qëllim vazhdimin e kapjeve e vjedhjeve masive. Prandaj Albini meriton mbështetje për qasjen ndaj Serbisë dhe dialogut. Diplomatet endacakë duhet te injorohen sa herë flasin me ide serbe. Amerikanët antiamerikanë duhet të injorohen sa herë bëhen një me bandat siç ndodh në Shqipëri p.sh.”, ka shkruar mes tjerash profesor Kraki.

Reagimi i plotë dhe pa ndërhyrje i profesor Nezir Krakit:

Le t’kujtohet e kurrë mos t’harrohet që gjëja më e mirë e ndodhur në Kosovën e pavarur ishte largimi i bandave politike e kriminale nga pushteti në shkurt te vitit 2021.

Atë ditë, siç e kam shkru e thënë shpesh, ka ndodhë shpëtimi i Kosovës edhe si shtet edhe si aspiratë e jona njëshekullore.

Atë ditë është mbyllë cikli i zhbërjes së Kosovës e bashkë me të edhe cikli i zhvatjeve kriminale të sistemuara ne metodë qeverisese.

Kush është i çmendur pas skenareve apokaliptike te stilit « fundi i botes » ose horror « te stilit The Ring », le ta imagjinojë për një moment Kosovën sot në duart e atyre që nga banda zhvatësish janë kthyer në armiq të shtetësisë së Kosovës dhe mbrojtës te interesave serbe ne Ballkan. Dhe kur të jeni thellë në paramendime, shkoni edhe pak më larg dhe imagjinojeni batonin me argatë duke u brengos për Kosovën. Ky do ishte ne fakt halucinacion, stad bregoses diku ne mes imagjinates dhe çmendurisë.

Mbyllni sytë e imagjinojeni kohën kur kryeministra e presidentë të Kosovës e merrnin botën n’sy me fushatat « jemi gati per vendime te veshtira » edhe pse pavaresia kishte nja 10 vite qe ishte shpallë e lufta nja 20 që kishte mbraru me largimin definitiv të Serbisë nga Kosova.

Hapni tash sytë e mos u mashtroni nga vajtimet e disave e as nga lehjet e disa tjereve per kinse « shpetimin e Kosoves ».  Kosoven s’e shpëtojnë ata që bëjnë fushata politike e mediatike për t’i dhënë diçka Serbisë. As ata që për një shekull rresht, familjarisht, iu kanë shërby kauzave serbe e jugosllave brenda Kosoves. Kosoven e shpëton këmbëngulja e pakompromis për shtet funksional, larg ndikimit serb dhe poashtu larg bandave kriminale te politikes se deridjeshme.

Albin Kurti nuk është i perkryer. Albin Kurti gabon dhe ka gabu por Albin Kurti kurren e kurrës nuk e tregton fatin e Kosoves per shpetimin e klaneve kriminale me qellim vazhdimin e kapjeve e vjedhjeve masive. Prandaj Albini meriton mbeshtetje per qasjen ndaj Serbise dhe dialogut. Diplomatet endacakë duhet te injorohen sa here flasin me ide serbe. Amerikanët antiamerikanë duhet të injorohen sa here behen një me bandat siç ndodh ne Shqiperi p.sh.

Thënë ndryshe, Kosovën mund ta shpëtojë çdokush përveç bandave politike dhe mediave kriminale që sot janë argatë të Serbise, me ose pa vetedije.

Gjithashtu lexoni:

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

PDK-ja e rikthen mandatin e 23-të

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Basha: Nuk bëhet fjalë për “heqje dheu” – Rama po manipulon, por nga mashtruesit dhe manipuluesit nuk pritet më shumë

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Kosova News 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?