KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtatë motrat shqiptare nga Shkupi që ushqimet tradicionale i bënë brend
Lajme

Shtatë motrat shqiptare nga Shkupi që ushqimet tradicionale i bënë brend

Kosova News
Kosova News 13:38 -17/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

“Babai im më ka mësuar që të mos kem frikë nga puna, pavarësisht se jam femër”.

Kështu thotë Advije Berisha-Rexhepi, 48-vjeçare nga Shkupi, e cila ka kryer studimet në Fakultetin e Pedagogjisë.

Pasi për më shumë se 15 vjet nuk arriti të gjente punë, ajo, bashkë me gjashtë motrat më të vogla, krijoi biznesin e saj duke hapur një furrë për fli.

Advije Berisha-Rexhepi bashkë me shtatë motrat e saj krijoi biznesin e saj me gatime tradicionale prej brumi.
Advije Berisha-Rexhepi bashkë me shtatë motrat e saj krijoi biznesin e saj me gatime tradicionale prej brumi.

“Ishim mbledhur për 8 mars ne 7 motrat dhe dy vëllezërit dhe kishin qitë fli. Pamë se shumë nga të afërmit lakmonin për këtë ushqim tradicional. Dhe, në atë moment na lindi ideja, pse të mos gatuajmë për të tjerët”, rikujton ajo fillet e biznesit familjarë që nisi me zero kapital gjatë kohës së pandemisë.

“Që në fillim kishim një vullnet aq të fuqishëm sa nuk e paramendonim se mund të këtë ndonjë pikë të dobët që mund të na ndalojë. Ne kishim besim se mundemi dhe çdo sfidë u tejkalua falë besimit që kishim se mund t’ia dalim”, tregon Advija.

Flija, ushqim tradicional i shqiptarëve që përgatitet me miell, ujë e kripë, kurse gjatë pjekjes lyhet me mazë.
Flija, ushqim tradicional i shqiptarëve që përgatitet me miell, ujë e kripë, kurse gjatë pjekjes lyhet me mazë.

Në këtë biznes, thotë Advija, mbështetje e fuqishme janë dhe dy vëllezërit. Duke qeshur thotë se të paktën ata kanë shije të mirë për të degustuar ushqimin.

Ajo ndan me Radion Evropa e Lirë kujtime nga koha e studimeve në Fakultetin e Pedagogjisë e që lidhen me profesionin që po ushtron tani:

“Kujtoj se isha në vitin e dytë të studimeve dhe lexova në një revistë rrëfimin për një pedagoge bukëpjekëse. Atëkohë disi e çuditur mendova si mundet një pedagoge të bëhet bukëpjekëse. Por, sot, edhe pse jam pedagoge e diplomuar, aspak nuk e vras mendjen pse e ushtroj një profesion tjetër, megjithëse kisha ëndrra të jem e suksesshme në profesionin që kisha zgjedhur si pedagoge. Tani thjesht jam e kënaqur që siguroj të ardhura për familjen me mundin tim”.

Edhe motrat e tjera të përfshira në biznesin familjar kanë profesione si police, albanologe, floktare.

Pesë nga shtatë motrat në punëtorinë e tyre.
Pesë nga shtatë motrat në punëtorinë e tyre.

Hajrije Berisha-Aliu, 29 vjeçe është motra më e vogël në familjen Berisha. Ajo ka diplomuar për ekonomi dhe thotë se si menaxhere, e di mirëfilli se krijimi i një brendi për produktin, është një nga shtyllat kryesore për të pasur sukses në treg.

Hajrije Berisha-Aliu
Hajrije Berisha-Aliu

Ajo thekson se fillimisht të gjitha ushqimet tradicionale, si pitet, mantijat, flijat, ëmbëlsirat si bakllava, revania janë brenduar nën logon “Seven sisters” dhe më pas ka krijuar një rrjet që këto ushqime të ngrohta në kohë rekorde të jenë në sofrat e konsumatorëve.

“Në këtë pjesë besoj se na ka ndihmuar dhe emri ‘Seven sisters’ [Shtatë motrat], pasi besoj se jo kaq shpejt do të ishim bërë brend. Kjo pjesa e të vepruarit në biznes si shtatë motra, shpejt mori vëmendjen e konsumatorëve”, thotë Hajrija dhe shton se në radhë të parë është cilësia.

Ajo thotë se çdo gjë bëhet me produkte bio pasi si gjalpi, qumështi, vezët janë të shtëpisë. Si element shumë të rëndësishëm në suksesin e biznesit familjar ajo thekson shpërndarjen me kohë të produkteve, siç thotë, nga furra në tryezën e konsumatorëve. Përgatitja e ushqimeve tradicionale me saç në furra druri, si flija, mantijat, pitet etj ka bërë që të marrë vëmendjen edhe të turistëve të huaj.

“Mendojmë të hapim edhe një dyqan të vogël, sidomos për turistët e huaj. Kemi pasur rast që na kanë ardhur në punëtori duke menduar se këtu mund t’i shijojnë produktet tona”, thotë Hajrija.

Ministria e Ekonomisë gjatë tre vjetëve të fundit ka ndarë grante në vlerën e mbi 1 milion eurove, për nisjen e bizneseve të vogla që drejtohen nga gratë ose janë në pronësi të grave.

Megjithëkëtë, në Maqedoninë e Veriut, më pak se 20 për qind e bizneseve drejtohen nga gratë.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Sa më shpejt një koalicion, të ketë qeveri funksionale

Kusari-Lila: Gratë sot zotërojnë 18 për qind të bizneseve në Kosovë

Zyrtari i lartë i OKB-së viziton Kosovën më 22–23 qershor, në fokus paqja dhe stabiliteti rajonal

Kërçeli i reagon Hotit për protestën pro gazit amerikan: Mbrojeni LDK-në, jo aleancën me SHBA-të

Pas Kamishit edhe Kryeziu kërkon rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së

Kosova News 17/09/2023 17/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?