KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mblidhet Këshilli Konsultativ për Komunitete, Osmani: Është angazhim yni i përditshëm t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për të gjithë
Politikë

Mblidhet Këshilli Konsultativ për Komunitete, Osmani: Është angazhim yni i përditshëm t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për të gjithë

Kosova News
Kosova News 19:11 -15/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëhequr takimin e radhës të Këshillit Konsultativ për Komunitete, me të cilët ka bashkëbiseduar për sfidat dhe shqetësimet që kanë komunitetet.

Sipas Presidentes Osmani, punësimi pa dallim përkatësie  ruajtja dhe zbatimi i karakterit  shumë gjuhësor të shoqërisë kosovare, që paraqet vlerat e saj unike shpirtërore, intelektuale, historike dhe kulturore, janë disa nga prioritetet dhe angazhimet e përditshme.

Në takim me KKK-në, Presidentja Osmani ka theksuar se ky mekanizëm u jep mundësinë komuniteteve që të përfshihen në nisma legjislative dhe si rezultat, ta avancojnë pozitën e tyre në Kosovë.

Më tej, Presidentja Osmani ka theksuar se Zyra e Presidentes ka zhvilluar takime të vazhdueshme me institucionet tjera dhe ka kërkuar zbatimin e rekomandimeve të këtij Këshilli.

“Është angazhim i yni i përditshëm t`i sigurojmë mundësitë e barabarta për punësim në funksion të përmbushjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie, si një parakusht përmbajtësor për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe realizim të potencialit të secilit”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndërkaq për çështjen e gjuhës dhe zbatimit të drejtave gjatë  shpalljes së konkurseve në gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës, Presidentja Osmani ka theksuar se janë prioritet dhe se së shpejti priten rezultate konkrete, posaçërisht në Ministrinë e  Mbrojtjes dhe Policinë e Kosovës.

Sipas Presidentes, vetëm në këtë mënyrë, komunitetet joshumicë mund ta realizojnë potencialin e tyre.

Në takimin e Këshillit Konsultativ për Komunitete janë shqyrtuar, ndër të tjera edhe disa rekomandime dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me komunitetet.

Gjithashtu lexoni:

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë

Veliu: Përgjegjësia për dështimin e LDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit bie mbi Abdixhikun dhe Osmanin

Kosova News 15/09/2023 15/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore
10:09 -19/06/2026
Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë
09:29 -19/06/2026
Në QNR vazhdon rinumërimi i 9 vendvotimeve të fundit
09:27 -19/06/2026
Podujeva shënon Ditën e Çlirimit
08:56 -19/06/2026
Shënohet Dita Ndërkombëtare e shërbyesve civilë
08:55 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?