KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Jemi të interesuar që sa më shumë vajza të studiojnë në STEM
Arsim

Kryeministri Kurti: Jemi të interesuar që sa më shumë vajza të studiojnë në STEM

Kosova News
Kosova News 14:27 -15/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në ndërtesën e Qeverisë rrjetin “STEM Ambassadors”, të rinj e të reja nga Kosova e Diaspora, të dalluar në fushat STEM.

Ky rrjet, i cili do të lansojë edhe platformën këtë muaj me anë të financave nga Ambasada e Kanadasë, përfshinë ambasadorë, që do të ndihmojnë vullnetarisht për çdo aktivitet, që do të organizohet në të ardhmen qoftë nga institucionet e ndryshme apo nga organizatat që zbatojnë projekte të këtyre fushave.

Kryeministri Kurti duke vlerësuar objektivat e të rinjve, informoi se janë dhënë 3,978 bursa për studime në fushat STEM brenda dhe jashtë vendit, duke dyfishuar edhe buxhetin për to. Kësisoj Qeveria ka ofruar mbi 1,300 bursa për fushat STEM në vitin akademik 2021-2022 vetëm për vajza, dhe mbi 1,600 bursa për fushat STEM në vitin 2022-2023 për vajza dhe djem.

“Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinës është në masën 50%, dhe këtu asnjë vend nuk mund të krahasohet me neve sepse në vendet e Bashkimit Evropian është 17%, relativisht i bie 1/3 e kësaj që kemi ne”, shtoi kryeminstri Kurti duke theksuar se jemi të interesuar që sa më shumë vajza të studiojnë në STEM.

Me këtë rast, këtë vit është mbajtur konferenca e parë kombëtare për gra dhe vajza në STEM, STEMinists, organizuar nën patronatin e Kryeministrisë ku janë krijuar edhe kushtet për rrjetëzimin e vajzave dhe grave në këto fusha si dhe për mundësitë për punë praktike, mentorim e zhvillim profesional.

Ideatorja e STEMGirls, Erblina Bunjaku, e cila së fundmi u shpall fituese e çmimit Harmony Hero Awards për kategorinë “Nisma Inovative/Innovative Initiatives”, njoftoi se gjatë targetimit të Ambasadorëve, një nga parimet e organizatës është që të ruajnë barazinë gjinore – të paktën 50% vajza dhe gra.

Përveç rrjetit të Ambasadorëve, projekti ka aktivitet kryesor ndërtimin e një laboratori mobil “Shkenca në Lëvizje/Science in Motion”, i cili së bashku me ekipin e ekspertëve të fushave STEM dhe një grupi të caktuar të Ambasadorëve STEM do të vizitojnë viset rurale të Kosovës rregullisht. Synimi është lidhja e hendekut mes njohurive teorike dhe zbatimit praktik, duke u mundësuar mendjeve të reja të angazhohen me botën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

Kryeministri gjatë bashkëbisedimin sot pati mundësinë që të njoftohet më shumë me objektivat e këtij rrjeti dhe mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes nga ana e Qeverisë.

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Kosova News 15/09/2023 15/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?