Presidentja e vendit Vjosa Osmani i ka uruar në rrjetin social “X” presidentin izraelit, Isaac Herzog, festën e Vitit të Ri të quajtur “Rosh Hashanah”,
Përveç presidentit ajo ia ka uruar festën edhe miqve në Izrael dhe komunitetit hebre në Kosovë.
“Ndërsa miqtë dhe familjet mblidhen për të festuar këtë ditë të veçantë, le të kujtojmë rëndësinë e mirënjohjes dhe mirësisë për Vitin e Ri që po vjen. Shana Tova!”, ka shkruar Osmani.
Kjo festë te populli hebre shihet si dita kur kërkojnë falje për gabimet gjatë vitit të kaluar. Ndërkaq miqësia mes dy vendeve së fundmi u kurorëzua edhe kur Kosova u bë vendi i parë evropian që hapi një ambasadë në Jerusalem në vitin 2021. Qershorin e kaluar, ajo miratoi përkufizimin e antisemitizmit të Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit.
Wishing a joyful #RoshHashanah to President @Isaac_Herzog, our friends in Israel & the Jewish community in Kosovo.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 15, 2023
As friends and families gather to celebrate this special day, let us remember the importance of gratitude and kindness for the New Year ahead. Shana Tova!


