Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në magjistralen Prishtinë-Pejë, në mes të një veture dhe një kamioni.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person, i cili është dërguar edhe për tretman mjekësor.
Lajmi për media është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.
Ai tha se policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje.
“Rreth orës 21:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran). Njësitet policore nga vendi i ngjarjes njoftojnë se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor. Policia është duke kryer procedurat e nevojshme në vend-ngjarje”.


