KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debatojnë ashpër Nagavci e Hoxhaj – deputeti thotë se fajtor pse Kosova s’ka strategji për digjitalizëm, është ajo
ArsimPolitikë

Debatojnë ashpër Nagavci e Hoxhaj – deputeti thotë se fajtor pse Kosova s’ka strategji për digjitalizëm, është ajo

Kosova News
Kosova News 16:46 -14/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e jashtëzakonshme për librat, janë përplasur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj.

Ky i fundit fillimisht i tha se fjalimi i saj ishte përtej notës së saj mesatare, për çka më pas ka reaguar Nagavci. Ajo deklaroi se i njëjti nuk ka kredibilitet për të folur dhe nuk mund ta akuzojë për korrupsion e keqpërdorime.

Gjatë debatit parlamentar për tekstet shkollore të këtij viti, Nagavci i tha Hoxhajt se i njëjti kishte caktuar asistenten e tij si ambasadore.

“Ju në pozitën zyrtare kur keni qenë, asistenten tuaj e keni caktuar ambasadore. Kjo ju tregon se s’keni aspak kredibilitet për të folur për mua. Nuk mund të intimidoni as ju dhe askush. Studimet e mija që ju i referoheni kanë ndodhur në kohën kur unë kam vendosur t’i mbajë me forcat e mia dhe ashtu siç unë kam pasur dëshirë, krahas punës së vazhdueshme që e kam bërë dhe kujdesit për familjen time. Sot dhe asnjëherë ju dhe askush tjetër nuk mundeni të më akuzoni mua për korrupsion dhe as për keqpërdorime”, u shpreh ajo.

Diskutimi mes tyre ka vijuar edhe më tej, kur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka përmendur 17 milionëshin për tekstet shkollore të vitit të kaluar. Po ashtu, ai tha se fajtor pse Kosova nuk ka strategji për digjitalizëm, është Nagavci.

“Nëse flasim për keqpërdorime, duhet të ndalim te 17 milionëshi i vitit të kaluar. Së dyti, unë e kam pasur një besim që zonja ministre mund të bëjë diçka në fushën e arsimit derisa e kam parë aty zotëri Pupovcin, por në momentin kur zotëri Pupovci si zëvendësministër e ka lëshuar atë ministri unë e di që ajo ministri më është pa busullë. Nuk kisha pasur fare problem që zotëri Gola të ishte në atë ministri, por këtë kolege nuk e marrë seriozisht dhe nuk e kam ndërmend ta marrë asnjëherë seriozisht. Pritjet e mia janë zero. Së treti, kjo është përgjegjëse kryesore pse Kosova nuk ka strategji për digjitalizëm, se vet personalisht e ka penguar digjitalizimin. Ndërsa për analizën e kurrikulës kur flet, për ta është fizikë bërthamore, s’merr vesh”, shtoi Hoxhaj.

Tutje, Nagavci sërish e ka pyetur Hoxhajn nëse e ka bërë ambasadore asistenten e tij. Gjatë deklarimit të saj, deputeti i PDK-së ka qëndruar pranë foltores.

Gjithashtu lexoni:

Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion

Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim

Kosova News 14/09/2023 14/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?