KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia e Shqipërisë sekuestron mina me telekomandë
Rajon

Policia e Shqipërisë sekuestron mina me telekomandë

Kosova News
Kosova News 15:18 -13/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Shqipërisë në Vlorë më 13 shtator ka sekuestruar katër mina me telekomandë. Autoritetet thanë se minat me eksploziv të llojit C4 ishin të programuara për shpërthim në distancë.

“Operacioni ‘Knock Out 3’ i zhvilluar nga policia e Vlorës ka çuar në pranga një 51-vjeçar nga Lezha, i cili i kishte fshehur katër minat në kroskotin e automjetit të drejtuar prej tij. Minat ishin të programuara për shpërthim në distancë, të pajisura me aparat celular dhe me kapsolla shpërthyese. Dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale”, u tha në njoftim.

Ky operacion ishte vijim i dy aksioneve të tjera “Knock Out 2” dhe “Knock out 1”, gjatë të cilëve janë sekuestruar pesë mina me telekomandë. Konkretisht më 10 gusht u arrestuan dy persona, xhaxha dhe nip, të cilët kishin dy mina me telekomandë në makinën me të cilën udhëtonin. Ata ishin nga Laçi dhe u arrestuan në Vlorë.

Ndërkaq, në kuadër të operacionit “Knock Out 1” në shkurt të këtij viti u prangosën dy persona nga policia e Vlorës, të cilëve iu gjetën tri mina me telekomandë, shkruan REL.

Atëbotë policia njoftoi se dy të rinj u arrestuan në një lokal. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisnin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10.000 euro.

Sipas Prokurorisë së përgjithshme, Vlora është një nga qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri. Në Vlorë kanë ndodhur disa atentate me eksplozivë, më i bujshmi është ai i shtatorit të vitit 2011, kur u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi, ngjarje ende e pa zbardhur nga drejtësia.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 13/09/2023 13/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu takon sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së: Kosova duhet të marrë pjesë drejtpërdrejt në forumet ku diskutohet për të
13:54 -15/07/2026
Haxhiu: Pushteti politik buron nga vota e qytetarëve, asnjë forcë nuk mund ta zëvendësojë vullnetin e tyre
13:17 -15/07/2026
Dorëzohen nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të LDK-së
13:15 -15/07/2026
Jashari pret në takim lamtumirës atashetë e ShBA-së
12:52 -15/07/2026
Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin
12:36 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?