Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës gjatë ditës së sotme kanë arrestuar edhe një zyrtar të Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC) që vepron në kuadër të Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Burime të KosovaNews thonë se deri tek arrestimi i tij ka ardhur pasi ai dyshohet se kanë bërë keqpërdorim të detyrës zyrtare, respektivisht marrje e ryshfetit.
Po ashtu burime të KosovaNews brenda institucioneve thonë se i arrestuari është Haxhi Istrefaj nga Deçani dhe ai mbante pozitën e zyrtarit administrativ në ARC.
Kujtojmë se kohën e fundit Drejtoria e Krimeve Ekonomike ka qenë mjaft aktive në goditjen e rasteve të korrupsionit në institucione të ndryshme të Kosovës.


