KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Banorët e Sopanicës në Kaçanik përleshen fizikisht me policinë, kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit
Ekonomi

Banorët e Sopanicës në Kaçanik përleshen fizikisht me policinë, kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit

Kosova News
Kosova News 10:29 -12/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në përleshje fizike me Policinë e Kosovës ka eskaluar protesta e banorëve të fshatit Sopanicë të Kaçanikut, që po kundërshtojnë ndërtimin e hidrocentralit në lumin Lepenc.

Sipas protestuesve, ndërtimi i hidrocentralit do të shkaktojë degradim të lumit, derisa protesta ka nisur që nga e hëna. Ibrahim Dolloshi, përfaqësues i protestuesve, ka deklaruar për KOHËN se duan të mbrojnë lumin Lepenc.

“Kemi menduar para një viti që ka përfunduar ky proces, punëkryesi doli të punojë, ne pritëm një javë institucionet që merren me këtë lëmi. Ata nuk përgjigjën, lëndën e kemi në gjykatë, tash e tri vjet po merremi me gjykata. Ata nuk po bëjnë asgjë, ne jemi lodhur. Në orët e hershme sot ka filluar përsëri makineria, sot dolëm e ndaluam”, ka deklaruar ai.

Dolloshi ka theksuar se protesta nuk do të ndalet deri sa të ndërpriten punimet.

“Nuk do ta lëshojmë deri në momentin e fundit, s’do të lejojmë për të hyrë në tube dhe për të mbetur pa lumë. Po presim në bazë të vendimeve që i marrin Ministria e Komuna. Debat është mbajtur por pa pjesëmarrjen e fshatrave Sopanicë dhe Dogane që janë afër këtij lumi”, u shpreh ai.

Në një moment qytetarët kanë provuar ta ndërpresin punën e ekskavatorëve. Ka ndërhyrë Policia dhe gjithçka ka vazhduar me përleshje fizike.

Gjithashtu lexoni:

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Kosova News 12/09/2023 12/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Nafta sot 1.64 euro, benzina 1.44 euro për litër
09:29 -11/08/2026
Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë
09:12 -11/08/2026
Kuvendi i Kosovës organizon ditën e dytë të aktivitetit për bashkatdhetarët
08:43 -11/08/2026
Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?