KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vonesa në subvencionet për bujqit, ministri Peci tregon arsyet: Kanë dalë 30 milionë euro, pjesa tjetër në proces – po realizohen kontrolle
Ekonomi

Vonesa në subvencionet për bujqit, ministri Peci tregon arsyet: Kanë dalë 30 milionë euro, pjesa tjetër në proces – po realizohen kontrolle

Kosova News
Kosova News 10:42 -10/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bujqit i kanë korrë e vjelë disa prodhimeve bujqësorë për këtë vit, por shumica prej tyre ende nuk i kanë marrë subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë.

Disa fermerë ankohen se vonesa e subvencioneve po ua vështirëson punën në bujqësi. Ata shprehen se përkrahja nga shteti është e mangët.

Ndërsa, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se ekzekutimi i mjeteve financiare për bujqit është në proces, ngaqë sipas tij, janë duke u realizuar edhe kontrollet te fermerët.

Ministri Peci thotë se deri tani në xhirollogaritë bankare të fermerëve kanë dalë 30 milionë euro. Por, i tërë buxheti për bujqit këtë viti sipas Qeverisë, është rreth 100 milionë euro.

“Kanë dalë deri tash 30 milionë euro, ato janë në proces, janë duke u realizuar kontrollet dhe kompensimet. 8.9 milionë euro është shuma financiare që ka përfituar Rahoveci vetëm në 2022-tën, që do të rriten në vitin 2023”, ka thënë Peci.

Fermeri, Mirsad Mazreku ka theksuar se ende nuk i ka marrë subvencionet. Kultivuesi i rrushit ka thënë se shuma e subvencioneve duhet të rritet, sepse kultura e rrushit kërkon shumë investime.

“Subvencionet ende nuk i kam marrë prej Ministrisë Bujqësisë. Do të ishte më mirë të kryhet pagesa më herët, sepse na duhet edhe ndihmë për investime në vreshta. Rrushi edhe vreshtar si kulturë është e vetmja që ka punë më së shumti prej të gjithave kulturave, sepse unë merrem edhe me patate e kultura tjera, por e vetmja kulturë që ka më së shumti punë është rrushi. Në lidhje me subvencione, e vetmja kulturë po ashtu është që nuk është bërë ngritja e subvencioneve. Të ishte kryer pagesa e subvencioneve më herët do të kishte qenë ndihmë edhe me e madhe për bujqit. Mospagesa e subvencioneve me kohë në muajin e tretë, që ne të investojmë ku duhet, sepse tash është sezoni që shesim dhe do të na ishin gjendur pak”, ka thënë për Kosovapress, Mazreku.

Edhe fermeri Shpend Haxhi Mustafa, ka thënë se vonesa e subvencioneve po i shkakton shumë vështirësi edhe në kultivimin e produkteve bujqësore.

“Ende nuk i kemi marrë subvencionet, edhe pse deri tash do të duhej t’i merrnim. Kjo po na pengon edhe në punë, jemi në pritje të lëshohen, sepse kultivojmë gjashtë hektarë e gjysmë rrush”, ka thënë Haxhi Mustafa.

Po ashtu, Anid Hoxha shpreh shqetësimin e tij për vonesën subvencioneve. Ai kërkon që subvencionet të dalin sa më shpejt.

“Ende nuk i kemi marrë subvencionet këtë vit dhe po presim prej institucioneve që të dalin sa më shpejt, pasi kemi 7 hektarë e gjysmë rrush”, është shprehur Hoxha.

Po ashtu edhe pagesat për plehërimin dhe naftën nuk janë proceduar ende për bujqit. Për këtë, fermerët janë të obliguar të sjellin faturat si dëshmi.

Gjithashtu lexoni:

MINTI: Do të themelohet divizioni për gratë ndërmarrëse në Agjencinë e Re për Ndërmarrësi dhe Inovacion

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

Basha në Samitin e Transportit: Mbështetni projektet strategjike të Kosovës

DASh: Të gatshëm ta ndihmojmë Kosovën për të siguruar të ardhmen energjetike, përfshirë gazin amerikan

Kosova News 10/09/2023 10/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Trump: S’do ketë asnjë taksë në Ngushticën e Hormuzit
23:31 -20/06/2026
E kryer, Casemiro është i Inter Miam-it
22:56 -20/06/2026
Kryeministri Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”
22:35 -20/06/2026
Përshkallëzon përplasja Trump-Meloni
22:01 -20/06/2026
Tenderi i madh i KRU “Prishtina”, kontrata mbi 300 mijë euro për modernizimin e sistemit të ujit
21:41 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?