KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kosova të bëjë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO
Siguri

Ish-zëdhënësi i NATO-s: Kosova të bëjë gjithçka për ta përshpejtuar anëtarësimin në NATO

Kosova News
Kosova News 09:04 -09/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea tha se personalisht është i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s.

Sipas tij detyra e Kosovës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar atë proces.

She tha se është e rëndësishme që Kosova të deklarojë dhe të përsërisë se qëllimi i saj është anëtarësimi në NATO dhe të argumentojë në Bruksel dhe në kryeqytetet e NATO-s pse kjo është e mirë për NATO-n dhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

“Kosova ka shumë miq që mund të ndihmojnë me këtë strategji të diplomacisë publike. Unë personalisht jam i bindur se një ditë do të ketë lëvizje politike në Ballkanin Perëndimor dhe se Kosova do të bëhet anëtare e NATO-s. Detyra e Prishtinës është të bëjë gjithçka që mundet për ta përshpejtuar atë proces”, theksoi Shea.

Për mundësinë që Republika e Kosovës, të bëhet pjesë e NATO në një kohë të shkurtër, Shea tha se Kosova ka ende shumë punë për të përmbushur standardet e NATO-s dhe të 31 aleatët duhet ta njohin Kosovën si një vend të pavarur përpara se anëtarësimi të mund të ecë përpara.

“Prania e qëndrueshme e ushtarëve të NATO KFOR-it në territorin e Kosovës më shumë se 24 vjet pas përfundimit të konfliktit në vitin 1999 nënvizon gjithashtu se Kosova ka ende shumë për të bërë për të përmirësuar kohezionin dhe stabilitetin e saj të brendshëm – edhe pse këtu është e vështirë të arrihet përparim nëse Beogradi nuk është partner kooperativ”, tha ai.

Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, tha se Kosova për të ardhmen e afërt prioritet duhet të jetë forcimi i partneritetit të përditshëm mes Kosovës dhe NATO-s dhe hapja e fushave më të thella të bashkëpunimit, si në trajnime, stërvitje të përbashkëta, prokurim dhe modernizim dhe arritjen e ndërveprueshmërisë të plotë me NATO-n.

“Me fjalë të tjera, të bëhet sa më shumë punë anëtarësimi përpara anëtarësimit se sa vetëm më pas”, theksoi Shea.

Për fuqinë e madhësinë ushtarake të Kosovës, Shea tha se për momentin Kosova mbrohet nga NATO dhe se nuk ka nevojë të zhvillohet një ushtri e madhe e Kosovës e cila do të përdorte burime të vlefshme që nevojiten për të krijuar vende pune, për të përmirësuar arsimin dhe për të ofruar shërbime më të mira sociale, shkruan RTK.

“Kosova duhet të zhvillojë një forcë e cila është  ndërvepruese me NATO-n, por që është e qëndrueshme financiarisht në afat të gjatë dhe e balancuar kundrejt prioriteteve të tjera të shpenzimeve qeveritare. Këshillat e NATO-s për strukturat dhe buxhetet e forcave mund të jenë të dobishme për Kosovën këtu”, tha ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea.

Duke shtuar se Kosova i afrohet anëtarësimit në NATO dhe ekonomia e saj rritet dhe situata buxhetore përmirësohet, ajo mund të shikojë përsëri se çfarë lloj kontributi të ardhshëm ushtarak mund të japë në aleancë dhe si mund të përmbushë objektivin e NATO-s për shpenzimet e mbrojtjes prej 2% të PBB-së (apo GDP-së)  dhe ajo duhet të arrijë atje në mënyrë progresive, jo brenda natës.

Gjithashtu lexoni:

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kosova News 09/09/2023 09/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Haxhiu: Dyshimet për një varrezë të dytë masive, rikujtim i rëndë i krimeve të kryera gjatë luftës dhe dëshmi se drejtësia ende nuk është përmbushur
22:23 -02/08/2026
Zbulohet një tjetër lokacion në Zubin-Potok ku dyshohet për mbetje mortore
21:18 -02/08/2026
Biserko: Zbulimi i varrezave të reja masive hap çështjen e përgjegjësisë së Serbisë për krimet në Kosovë
19:59 -02/08/2026
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve
19:54 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?