KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët në lot gëzimi – Nisin punimet për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri (VIDEO)
Lajme

Qytetarët në lot gëzimi – Nisin punimet për ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 11:42 -08/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Lotët e gëzimit i kanë mbërthyer qytetarët me rastin e nisjes së punës nga makineritë e rëndë  për ndërtimin e shtëpive dhe kthimin e shqiptarëve në vendlindjen e tyre pas 24 vitesh.

Nisma e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Veriut mori mbështetje dhe u votua nga  Qeveria e Kosovës ditë më parë për ndërtimin e 21 shtëpive në veri dhe renovimin e 4 sosh.

E tashmë ka nisur puna dhe makineritë e rëndë po punojnë për rregullimin e hapësirës për nisjen e ndërtimeve.

Në këtë rast ka dalë në teren edhe kryetari i Komunës së Veriut,  Erden Atiq, ku shihet duke uruar qytetarët për nisjen e punimeve.

Videon e shkurtë e ka publikuar në rrjetin social zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, e ku qytetarët shihet se janë në lot gëzimi për nisjen e punimeve.

Para dy javësh ishte ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu që dha lajmin e mire se tashmë ka marrë rrugën e duhur ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri të Kosovës.

Aliu ka thënë se janë marrë të gjithë hapat për fillimin e ndërtimit të dhjetë shtëpive në veri të Kosovës dhe ka treguar se ishte takuar në zyrën e kryetarit Erden Atiq me kryefamiljarët, përkatësisht përfituesit e shtëpive.

Ministri Aliu ka thënë se bashkë me ta kanë vizituar edhe lokacionet ku do të ndërtohen shtëpitë.

Ndërtimi dhe renovimi i shtëpive në veri, Aliu ka njoftuar se ka qenë i ndarë në tri pjesë, në LOT 1 përfshihet ndërtimi i 10 shtëpive, në LOT 2 ndërtimi i 11 shtëpive dhe në LOT3 renovimi i 4 shtëpive.

Aliu ka thënë se shumë shpejt do të përfundojnë procedurat edhe për ndërtimin e 11 shtëpive të tjera dhe renovimin e 4 prej tyre, në mënyrë që të përfundojë i gjithë projekti sa më parë.

Gjithashtu lexoni:

Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet

KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit

Haxhiu: Refuzimi i takimeve nuk është zgjidhje, opozita t’u përgjigjet ftesave

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kurti: Çdo ditë do të përpiqemi për marrëveshje, qytetarët duan zgjidhje e jo zgjedhje

Kosova News 08/09/2023 08/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?