Banorët e rrugës “B” në Prishtinë ankohen për problemet që kanë me ujëra të zeza dhe me rrugën e pa rregulluar e të bërë gropa-gropa.
Në platformën Ndreqe.com, ata kanë raportuar se tash e një kohë janë shfaqur probleme me kanalizime, por që deri tani Komuna e Prishtinës nuk ka ndërmarrë asgjë për rregullim.
Nga publikimi i fotografive shihet se kanë shpërthyer kanalizimet dhe rruga është në gjendje mjaft të keqe me gropa të shumta.




