Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luan Aliu ka dhënë detaje nga vizita dy ditore në Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe në Selinë Qendrore të NATO-s në Bruksel.
Aliu tha se realizuan sesione pune dhe takime të shumta me Sekretaren e Përgjithshme të AP të NATO-s, Ruxandra Popa, këshilltarin e misionit të ShBA-së në NATO, Mark Tervakovski, këshilltarin e Mbretërisë së bashkuar në NATO, Jon Lambe si dhe me këshilltarin e Gjermanisë në NATO, Jan Grünhage.
Ai tutje tha se gjatë gjithë këtyre takimeve në fokus ishte puna e aleancës NATO, planet e zgjerimit të saj, kriteret dhe fazat që duhet kaluar për të hapur rrugën e programit të Partneritetit për Paqe, si dhe gjendjen aktuale të sigurisë në Kosovë.


